Mësimi në distancë, i kënaqshëm në shkollën e mesme në Bujanoc
Drejtori i shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, Zejni Fezjullahu thotë se procesi i mësimit në distancë në këtë institucion shkollor po ecën mirë me gjithë vështirësitë që ka në vete. “Me qenë se nga gjithsej 859 nxënës sa janë në shkollë, në periodën e tret kualifikuese të vitit shkollor 2019-20, mësimin online e përcjellin 659 nxënës , mund të konstatojmë se jemi më se të kënaqur sa i përket javës së parë. Për javët në vijim do të përcjellim gjendjen dhe do të bëjmë raportet në bazë të të dhënave të personelit arsimor”, u shpreh në një intervistë për Titulli.com, Fejzullahu.
Titulli.com: Fillimisht na tregoni si po ecën mësimi në distancë pas mbylljes së shkollave për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme nga pandemia e Coronavirusit të ri?
Fejzullahu: Mësimi në distancë realizohet si pasoje e përhapjes se virusi COVID-19 . Ministria ka marrë një vendim që të ndërpritet mësimi i rregullt në shkolla, mirëpo të vazhdoj në një formë tjetër siç është mësimi online. Shkolla jonë ka filluar menjëherë aplikimin e kësaj forme të mësimit , duke aplikuar platformën GoogleClassroom, Viber, WhatsUp, faqe e facebukut të shkollës, Web faqen e shkollës e tjerë. Secili arsimtar,i cili realizon mësimin online, është i obliguar që të dorëzoj raport me shkrim të kujdestari i paraleles, ndërsa kujdestari i paraleles dorëzon raportin javor të bashkëpunëtorët profesional të shkollës. Drejtoria e shkollës dorëzon raport me shkrim në Ministri të Arsimit, duke u bazuar në të dhënat e marra nga shërbimi profesional.
Titulli.com: Sa jeni të kënaqur me vijimin e procesit të mësimit në distancë?
Fejzullahu: Me qenë se nga gjithsej 859 nxënës sa janë në shkollë, në periodën e tret kualifikuese të vitit shkollor 2019-20, mësimin online e përcjellin 659 nxënës , mund të konstatojmë se jemi më se të kënaqur sa i përket javës së parë. Për javët në vijim do të përcjellim gjendjen dhe do të bëjmë raportet në bazë të të dhënave të personelit arsimor.
Titulli.com: A ka probleme në këtë proces dhe sa është interesimi i nxënësve?
Fejzullahu: Normalisht se ka problem të natyrave të ndryshme sepse është një formë e re e procesit edukativo-arsimor. Duke u bazuar se një numër i personelit arsimor nuk është i arsimuar në lëmin e informatikës atëherë normalisht se duhet të kërkojnë ndihmë nga të tjerët. Për këto raste ne kemi formuar një ekip , kryesisht profesorët ë informatikës dhe bashkëpunëtorët profesional që të ofrojnë ndihmën e nevojshme . Arsimtarët të cilët nuk kanë pasur teknikën e duhu për ta zhvilluar këtë formë të mësimit, janë pajisur përkohësisht me laptop nga shkolla.
Titulli.com:A pritet që nxënësit të kthehen në bankat shkollore deri në fundi të këtij viti shkollor?
Fejzullahu: Në bazë të gjendjes në terren , Ministria e Arsimit sigurisht do të bie një vendim që të filloj mësimi i rregullt në shkolla, gjë të cilën e presim me padurim.
Titulli.com: Çfarë do ti porositni në këtë kohë personelin arsimor të shkollës dhe nxënësit?
Fejzullahu: Personeli arsimor është duke vazhduar me sukses formën e mësimit online , edhe pse një numër i tyre ende nuk janë kyçur drejtpërdrejt me nxënës, gjë të cilën duhet ta bëjnë sa më parë. Gjithashtu disa profesor kanë filluar me përpilimin e kuizeve online, të cilat janë mjaft atraktiv për nxënësit dhe po japin rezultatet të mira. Nxënësit do të angazhohen që gjatë kësaj periudhe të botojnë revistën shkollore, duke u ndihmuar nga personeli arsimor. Me qenë se deri më tani nuk kemi asnjë nxënës dhe asnjë punëtor të shkollës me simptome të gripit COVID-19, stafi i shkollës uron që shëndeti i të gjithëve të ruhet duke qëndruar në shtëpi.