Mesazh urimi i myftiut të BIPBM-së, me rastin e agjerimit të muajit të Ramazanit nga Bajrakli Xhamia në Beograd
Lokale

Mesazh urimi i myftiut të BIPBM-së, me rastin e agjerimit të muajit të Ramazanit nga Bajrakli Xhamia në Beograd

06.Jun.2016 02:45
0
Në Bajrakli Xhami të Beogradit, me rastin e muajit të Ramazanit, Riajseti i Bashkësisë Islame organizoi një konferencë për media, ku mesazhi i përbashkët i tre përfaqesuesve të Organit më të lartë të përkohshëm të Rijasetit, të përbërë nga myftiu i Sanxhakit, Serbisë dhe Luginës së Preshevës, ishte ftesa për paqe, tolernancë dialog dhe mirëqenje nemesin e besimtarëve dhe njerëzimit në përgjithësi.

Ndërsa,  myftiu i Luginës H. Nexhmedin Saqipi ndër të tjera tha:  Përfitoj nga ky rastë që në emer të Luginës së Preshevës për her të parë nga kjo shtëpi e Zotit t’i uroj të gjithë besimtarëve kudo që gjinden, muajin e  bekuar dhe të uruar të Ramazanit të ndershëm. Duke shpresuar se ky muaj do të jetë shkollë e edukimit, pastrimit, emancipimit, lartësimit shpirtëror,si dhe i fuqisë dhe i bukurisë.   

Këtë muaj besimtarët islam, anë e kënd botës e presin  me knaqësinë më të madhe, sepse  agjërimi i shëndritë  zemrat e besimtarëve dhe i ngritë në shkallën më të lartë të devotshmërisë. Ndërsa, largon nga zemra zilinë, urrejtjen, përgojimin, egoizmin dhe  përtacinë. Pastaj, i fton besimtarët që të bëhen personalitete të sinqertë, të butë të mëshirshëm ndaj besimtarëve, të jenë të dashur mes veti, t`ia ruajnë shpinën  njëri tjetrit, si të jenë një trup dhe shpirt.

E lusim All-llahun  e Madhëruar, që ky muaj i bekuar të jetë frimëzim  i shpirtit të besimtarëve, që në fund të shpërblehen  me dhuntitë  që ua dhuron  All-llahu si shpërblim. Vetëm me punë dhe angazhim mbrohet morali dhe dinjiteti i popujve si dhe ideali për paqë, tolerancë dhe  mirëkuptim.

Qendra për informim pranë BIPBM-së, Bujanoc. 

Granit Kamberi uron besimtarët për muajin e shenjtë të Ramazanit (video)
Preshevë: Promovohet Ilahia "Ti e gëzon çdo Musliman" (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration