Lokale
Mërgimtarët më të sëmurë se vendorët
Temperaturat e larta nuk janë edhe shumë problem i madh për popullatën tonë që jetojnë këtu,por për mërgimtarët shihet se është vështirë të përballojnë këtë nxehtë të madh.
Adnan Salihu, specialist i mjekësisë së përgjithshme u shpreh se numri i pacientëve është dukë u rritur dukshëm për arsye të temperaturave të larta tropikale,kjo ndikon në patolinën e pacientëve ku po vërehen shenjat dhe simptomet e çrregullimeve të organeve apo rrugës së tretjes, vjelljes, dhimbje barku,dhe nëse nuk shërohen janë intensive kemi pasoj të humbjes së lëngjeve dhe në raste më të rënda mund të vijë deri tek rrezikimi i jetës së pacientit, shtoi Salihu.
“Pacientët të cilët kërkojnë ndihmë janë mërgimtarët për shkak të ndërrimit të klimës kanë më shumë probleme nga nxehti që po mbretëron në vendin tonë, duhet të kenë kujdes edhe të sëmurit kronik, psikiatrik dhe ata që kanë probleme me tensionin e lartë mos ti ekspozohen shumë diellit”, tha Salihu.
Ndërsa, temperatura e larta e kanë më të vështirë t’i përballojnë fëmijët e sapolindur deri në moshën 7 vjeçare.
Reshat Sulejmani specialist pediatër na tregoi se gjatë kësaj periudhe numri arrin deri në 100 pacientë në ditë ata janë prej të porsalindurit deri në moshën 7 vjeçare.
“Të gjithë pacientët që kërkojnë ndihmë nga ne janë ata që vuan prej temperaturave të larta si nga të vjellurat, viroza, sinteza dhe aftoza”, i tha Titullit Sulejmani.
Salihu dhe Sulejmani kanë të njëjtën porosi për qytetarët, të rrinë sa më larg nga rrezet e diellit, të përdorin sa më shumë lëngje të freskëta edhe ushqimin e freskët dhe ti ikin ushqimeve të rënda, fëmijët të përdorin ujin e vluar ndërsa të rriturit ujin që kemi./Besa Ramadani/Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!