Mehmeti: Presheva e ka radhën për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar? Enver Mehmeti, gjatë shpërndarjes së librave shkollor shiqp
Lokale

Mehmeti: Presheva e ka radhën për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar?

14.Oct.2022 17:55
0

Enver Mehmeti, kandidatë për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar në zgjedhjet e 13 nëntorit përmes një postimi kërkon që kësaj here kryetari të jetë nga Presheva.

“Presheva e ka radhën për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar”, ka shkruar Mehmeti në Facebook.

Deri më tani janë prezantuar edhe 3 kandidatë tjerë në zgjedhjet për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar edhe pse akoma s’kanë filluar zyrtarisht fushatën parazgjedhore.

Interesimi qytetarë për zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit Kombëtar Shqiptar gati çdo zgjedhje ka qenë i vogël  edhe pse duhet votuesi të jetë i regjistruar në listën e posaçme zgjedhore.

Kontrollimi i listës së posaçme zgjedhore mund të bëhet edhe në faqen e internetit të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialog Social, duke shënuar numrin unik të regjistrimit të qytetarëve (JMBG), shkruan Titulli.com.

Regjistrimi në një listë të veçantë zgjedhore bëhet ekskluzivisht me kërkesën personale të një anëtari të pakicës kombëtare dhe të paraqesë kërkesë për ndryshimin e të dhënave në listën zgjedhore sipas të njëjtës procedurë si qytetarët.

Pas përfundimit të listës së posaçme të zgjedhësve dhe deri në 72 orë para ditës së zgjedhjeve, regjistrimi, fshirja, ndryshimet, plotësimet dhe korrigjimet në listën e posaçme të zgjedhësve bëhen nga Ministria përgjegjëse për mbajtjen e listës së posaçme të zgjedhësve.

Kliko këtu për të kontrolluar listën së posaçme zgjedhore Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialog Social, duke shënuar numrin unik të regjistrimit të qytetarëve (JMBG).

Arifi takon kryetarin e Prishtinës Rama, flasin edhe për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar
Arifi: Nga takimi me Escobar dolëm të entuziazmuar për çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration