Mehmeti: Pasivizimi dhe mosnjohja e diplomave i dëbojnë shqiptarët nga Lugina e Preshevës
Enver Mehmeti, kandidat për kryetar në Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar ka shkruar se pasivizimi dhe mosnjohja e diplomave i dëbojnë shqiptarët.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Përpjekja…!
pasivizimi …, (mos)njohja e diplomave!
Dy nga metodat që dëbojnë shqiptarët nga trojet e tyre!
Këshilli Kombëtar Shqiptar në vazhdimësi por në vitin 2015 dorëzova një raport eurodeputetëve ne Parlamentin Europian mbi diskriminimin që i bëhet shqiptarëve të Luginës, ndër pikat kryesore ishin edhe çështja e pasivizimit dhe (mos)njohja e diplomave!
Poashtu këtë çështje në Këshill të Europës në bashkëpunim me Këshillin e kishte ngritur edhe ministri për Punë të Jashtme i Republikës së Shqipërisë Gent Cakaj!
Ndërsa nga ministri Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës Xhelal Sveçla kam kërkuar reciprocitet si formë e vetme që Sërbia e njef apo që e detyron të heq dorë nga kjo politikë dëbuese e diskriminuese!
Njohja e diplomave ka qenë edhe në kuadër të marrëveshjes së Washingtonit!
Pra, edhe përkundër përpjekjes për ndërkombëtarizimin maksimal në instanca më të larta, politika e Serbisë vazhdoi me këto metoda!
Këto fakte e shumë të tjera flasin se zgjidhja e vetme dhe i vetmi shpëtim për shqiptarët e Luginës është dhe mbetet Bashkimi me Republikën e Kosovës!