Mehmeti: Beteja jonë politike duhet të vazhdojë, falënderoj çdo votues
Enver Mehmeti nga e "Partisë Demokratike Shqiptare", pjesëmarrëse në zgjedhjet për anëtarë të Këshillit Kombëtar Shqiptar fitoi rreth 1050 vota.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Të nderuar qytetar!
Uroj fituesin e zgjedhjeve!
Në këto zgjedhje numrat nuk janë në favorin tonë!
Falënderoj çdo votues që na ka votuar një për një, u jam mirënjohës!
Pavarësisht numrave që të tjerët i morën më shumë, vazdoj të mendoj se me qeverisë Preshevën me SNS është gabim,me kontrabandu këshilltar poashtu, me u deklaru për ndryshim Flamuri gabim më i madh, me i hap dialog serbise jashta Qeverisë së Kosovës gabim shumë i rëndë!
Vazhdoj të mendoj se Luginës as më pak as më shumë Kosovë nuk i mjafton por i duhet KREJT Kosovë. Pra , vetëm Baahkimi me Republikën e Kosovës është zgjidhja e vetme që e shpëton Luginën dhe ofron paqe afatgjate!
Përkundër problemeve me lista, të kërkojmë tash fajtorin nuk është momenti!
Beteja jonë politike duhet të vazhdoje!
PDSH me zemër …për Bashkim!
Falemnderit!