Mehmeti: Bashkë në mbrojtje dhe avancim të të drejtave të shqiptarëve në Luginë
Kandidati i propozuar për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar në zgjedhjet e 13 nëntorit, Enver Mehmeti ka shkruar se bashkë në të mirë të shqiptarëve.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Të nderuar qytetarë, të Luginës së Preshevës mbrëmë mora besimin për bartës të listës nga Partia Demokratike Shqiptare për zgjedhjet e 13 nëntorit për Këshill Kombëtar Shqiptar!
Të vetëdijshëm për gjendjen në përgjithësi të shqiptarëve të Luginës nuk është privilegj por përgjegjësi e madhe!
Shpresojmë se së bashku do t’ia dalim në mbrojtje dhe avancim të të drejtave të shqiptarëve deri në Liri të plotë!