Medvegja, “zemra” e diskriminimit në Serbi
Lokale

Medvegja, “zemra” e diskriminimit në Serbi

23.Aug.2012 20:58
0
Edhe pse pas ndryshimeve te vitit 2000 në Serbi filloi të promovohet fryma e tolerancës dhe jo diskriminimit, në Medvegjë është vërtetuar e kundërta. Sipas portalit e-novine të cilët ishin në vend ngjarje, është vërtetuar se banorët e përkatësisë shqiptare në Medvegjë, sistematikisht janë të diskriminuar me qëllimin e qartë të shtetit që struktura etnike e këtij vendbanimi të pazhvilluar kufitar të ndryshojë plotësisht, transmeton Titulli. E vendosur në rrethin e Jabllanicës, afër kufirit me Kosovën, komuna shumetnike Medvegja, në publikun e gjerë është e njohur si njëra nga tre komunat e jugut të Serbisë në të cilën jetojnë një numër i madh i banorëve me përkatësi nacionale shqiptare. Me të hyrë në Medvegjë shihen shenjat e para të diskriminimit. Tabelat orientuese në vendet e banuara janë të shënuara vetëm në gjuhën serbe, të cilat mund të shihen edhe përgjatë rrugës magjistrale Lebane – Medvegjë, duke vazhduar edhe në vendbanimet e përziera. Para ndërtesës së komunës së Medvegjës qëndron edhe tabela me emrin e komunës, i cili për dallim nga emrat e rrugëve, përveç shkrimit cirilik ka edhe shkrimin latin. Situatë e ngjashme është edhe në rrugën drejt banjës së Sijarinës, ku për të mos besuar, edhe këtu në fshatrat e pastra shqiptare janë vendosur tabelat vetëm me emërtimin serbë të këtyre vendbanimeve. Pas mbylljes së rrugës në drejtim të Prishtinës, është pamundësuar çdo tregti e këtij rrethi me Kosovën. Qytetarët e Medvegjës ekzistencën e sigurojnë para së gjithash falë punës në shërbimet shtetërore të financuara nga fondi republikan, ndërmarrjet publike dhe shfrytëzimi i resurseve natyrore, si banjën e Sijarinës, minierës lokale dhe maleve. Të gjithë këto burime të lartshënuara të ekzistencës, megjithatë, pothuajse të gjithë janë të rezervuar për qytetarë e përkatësisë nacionale serbe. Në shërbimet komunale dhe publike, strukturat shtetërore, ndërmarrjet publike, institucionet shëndetësore dhe arsimore, punon një numër shumë i vogël i shqiptarëve e cila është shumë më poshtë përqindjes së banorëve të cilën ata realisht e përbëjnë këtë komunë. Edhe pse ende nuk ka të dhëna zyrtare nga regjistrimi i vitit 2011, vlerësohet se nga 7200 banorë të kësaj komuna, 25-30 për qind e përbëjnë qytetarë të nacionalitetit shqiptarë. Kjo përqindje realisht është shumë më e madhe nëse merren parasysh edhe ata banorë, të cilët për shkak të diskriminimit sistematik, kanë bojkotuar regjistrimin e fundit si dhe një numër i konsiderueshëm i tyre, për shkak të “mashtrimeve” ligjore dhe administrative, shteti i Serbisë nuk i njeh të drejtën e shtetësisë në vendin që janë lindur dhe që kanë jetuar deri në dëbimin e vitit 1999./Titulli.com/
Digjen disa shtëpi në Malësinë e Bujanocit
Fazliu: Më shumë përkrahje për Karatenë në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration