Lokale
Medvegja “vëllazërohet” me Rusinë
Një delegacion nga Medvegja po qëndron në qytetin e Zhelleznikovit në Rusi, me qëllim të bashkëpunimit.
Kryetari i Medvegjës që udhëheqë këtë delegacion, Sllobodan Drashkoviq, ka thënë për Jugpress se kanë udhëtuar në rajonin e Kaukazit në Rusi, transmeton Titulli.
Në këtë rajonë ai me delegacionin e vet po qëndron në qytetin Zhelleznikov i cili është i njohur për pasuri të ujërave nëntokësore dhe banjave.
Drashkoviq, me këtë rast ka thënë se Medvegja do të vëllazërohet me Zhelleznikovin rus dhe gjithashtu do të nënshkruhet edhe marrëveshja për bashkëpunim./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!