Medvegja me tre prioritete: Banja e Sijarinës, miniera Lece dhe fabrika e peletit
Lokale

Medvegja me tre prioritete: Banja e Sijarinës, miniera Lece dhe fabrika e peletit

20.May.2016 08:52
0
Komuna e Medvegjës në mbledhjen solemne në e kuvendin komunal dhe me programin kulturoro-artistik në Shtëpinë e Kulturës ka shënuar ditën e komunës duke biseduar kështu me qytetarë edhe rreth zhvillimit të mëtutjeshëm të komunës dhe projekteve prioritare dhe aktiviteteve në të cilat duhet të punohet.

Me këtë rast kryetari i komunës Nebojsha Arsiq, ka thënë se kjo vetëqeverisje lokale do të vazhdoj që edhe më tej të zhvillohet, të investoj në të rinjtë dhe në bujqësi, sepse miniera e Leces dhe Banja e Sijarinës janë pikat kryesore mbështetëse për jetën e kësaj komune, është shkruar në ëebfaqen e trupi koordinues.

Mevegja shpresa të mëdha synon në zhvillimin e blegtorisë dhe pemëtarisë, ndërsa sipas Arsiqit, kultivimi i mjedrave në këtë pjesë është posaçërisht interesant. Ai është i bindur që Medvegja mund të bëhet Arile në jug të vendit, kështu që buxheti për bujqësi është dyfishuar dhe tani ka arritur vlerën prej dhjetë milionë dinarëve.

Ai shtoi se Medvegja mund të llogarit në 36 milion dinarë shtesë nga Trupi Koordinues, dhe kështu do të mund të rregullohen rrugët prej Lebanit deri në Medvegjë, por edhe në drejtim të fshatrave në territorin e komunës.

Në këtë solemnitet janë ndarë edhe shpërblimet për qytetarë, për nxënësit më të shkëlqyer të shkollave fillore dhe të mesme, ndërsa Trupit Koordinues iu është ndarë edhe çmimi për përkrahje dhe kontributin e zhvillimit të komunës së Medvegjës

Zoran Stankoviq, kryetari i Trupit Koordinues, me këtë rast iu ka uruar ditën e komunës qytetarëve dhe komunës së Medvegjës, duke theksuar se për këtë komunë  prioritet janë tri projekte: Banja e Sijarinës, miniera Lece dhe fabrika e Peletit. Ai theksoi se rëndësinë e unitetit dhe punës së përbashkët, duke cekur se komuna e Medvegjës gjithmonë do të ketë përkrahje nga Trupi Koordinues.

Situata në Jugë të Serbisë e ngjashme me pjesët tjera të vendit
Mustafa: Nuk do ta dorëzojë solemnisht mandatin e kryetarit të komunës së Preshevës (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration