Medvegja futet në masa të përkohshme, e presin zgjedhjet lokale
Për punën e mëtejshme të Kuvendit Komunal të Medvegjës do të vendosë Qeveria e Republikës së Serbisë me propozim të Ministrisë përkatëse, ka deklaruar sot pas përfundimit të pasuksesshëm të seancës së 25-të, kryetari i Kuvendit, Goran Ivanoviq.Dështimi i seancës së 25-të sërish ndodhi për shkak të mungesës së kuorumit ku prej 35 këshilltarëve vetëm 15 ishin prezentë.
Në fjalimin drejtuar qytetarëve, kryetari i komunës, Dragisha Petroviq i quajti si vendim të gabuar masat e përkoshme dhe theksoi se për shkak të këtyre masave shumë projekte të cilat janë paraparë nuk do të mund të realizohen, raporton MePress.info.
Sipas paraljamërimit të mëhershëm të sekretarit të komunës Dragan Andrejeviq në rast se dështon seanca e Kuvendit ai do të shpërbëhet dhe do të futen masat e përkohshme. Pas kalimit të masave të përkohshme, të cilat mund të zgjasin edhe deri në dy muaj, do të shpallen zgjedhjet lokale. /MePress/Titulli.com/
Lexo poashtu: