Medvegja do edhe dy pikëkalimeve të reja kufitare me Kosovën
Lokale

Medvegja do edhe dy pikëkalimeve të reja kufitare me Kosovën

20.Mar.2015 16:45
0
Gjendja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, e në mënyrë të veçantë ajo në Komunën e Medvegjës ka qenë diskutimi në mes të ministres për Dialogun, Edita Tahiri dhe delegacionit nga kjo komunë i kryesuar nga zëvendëskryetari, Florim Sahiti dhe këshilltarët Fidan Kosumi dhe Burim Uka.

Ministrja Tahiri theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës përcjellë nga afër gjendjen në komunën e Medvegjës dhe në përgjithësi të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe angazhohet për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve duke kërkuar nga Serbia që të ndal politikat diskriminuese dhe të garantoj të drejtat etnike të shqiptarëve sipas standardeve ndërkombëtare. 
“Qeveria e Kosovës mbështet fuqishëm realizimin e të drejtave etnike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës sepse kjo është një çështje nacionale për neve dhe interes nacional. Në veçanti jemi të brengosur për gjendjen në komunën e Medvegjës prej nga po largohen shqiptarët në mungesë të perspektivës dhe diskriminimit që po u bëhet shqiptarëve në çdo fushë të jetës”, citohet të ketë thënë Tahiri.

Ministrja Tahiri vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit më të thellë mes Qeverisë së Kosovës dhe shqiptarëve atje, në mënyrë që të zgjidhen problemet e tyre dhe të krijohen kushtet për kthimin e shqiptarëve në Medvegjë e komuna tjera.

Zëvendëskryetari i Komunës së Medvegjës, Florim Sahiti, në këtë takim paraqiti gjendjen e rëndë të shqiptarëve në komunën e Medvegjës në të gjitha aspektet dhe kërkoi përkrahje më të madhe nga Qeveria e Kosovës në zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen.

Në takim ai kërkoi që të lehtësohet lëvizja e lirë e qytetarëve të asaj ane përmes hapjes së dy pikëkalimeve të reja kufitare, si dhe pikëkalimi në Mutivodë të hapet edhe për lëvizjen e lirë të mallrave. Po ashtu, ngriti shqetësimet për mosnjohjen e diplomave universitare të Kosovës nga ana e Serbisë me të cilën po cenohen perspektivat e shqiptarëve atje duke iu pamundësuar punësimi dhe kontributi i tyre për zhvillimin e komunës dhe të arsimit shqip.

Sahiti foli edhe për format tjera të diskriminimit ndaj tyre nga ana e Serbisë duke potencuar se si pasojë e shtypjes shumica e shqiptarëve është larguar jashtë vendit.

Në takim ishte i pranishëm edhe Deputeti i Kuvendit të Kosovës Nait Hasani.

Ishte konkluzion i përbashkët që duhet të forcohen lidhjet dhe bashkëpunimi i mëtejmë si dhe të vazhdohet komunikimi i rregullt për t’u angazhuar së bashku për zgjidhjen e problemeve. /Titulli.com/

Titulli i mori në "çafë" edhe mediat tjera!
Qytetarët e Luginës nënshkruan peticion për mbrojtjen e të drejtave të tyre
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration