Medvegjë: Aty kultura shqiptare nuk depërton në festivale
Sërish dhembje, sërish padrejtësi, sërish heshtje ndaj kulurës dhe aktiviteteve tona kulturo "“ artistike, ndaj kontributit medvegjas.Ndarjet po na përcjellin nëpër kohë dhe situata të ndryshme jetike.
Në Medvegjë u mbajt dje, më 15 gusht festivali ndërkombëtar pa asnjë shoqëri kulturo- artistike shqiptare, çka mund të konkludohet, pa asnjë shqiptar. Një pjesë e fajit shkon edhe për shoqëritë artistike shqiptare, si ato të Medvegjës, të Preshevës e Bujanocit. E pra, kjo është Medvegja e përlotur, e përvuajtur shekujsh.
Kjo situatë, në të cilën u gjendem dje, na bën të mendojmë dhe të bëjmë përpjekje që ne shqiptarët të prezantohemi me kulturën e tonë. E një gjë e tillë nuk ndodhi dje, që tek unë dhe te të tjerët kjo situate tejet e pakëndshme ngjalli, rriti dhe shtoi dhimbjen, prandaj ,pikërisht nga kjo nxora edhe këto dy fjali plot pezëm.
Kur do mësohemi ne shqiptarët në tokën tonë dhe në vendin tonë, së paku ta ngrejmë kulturën tonë e të paktën të bëjmë përpjekje për ta mbajtur frymën e shqiptarizmit të freskët në këto treva?!.
Nëse ne këtë klimë shqiptarizmi e mbajmë gjithandej ku jetojnë shqiptarët, madje edhe në diasporë, sot në vendlindje, në Medvegjë mungoi me të madhe…
Njeriu vetvetiu, kur nuk e dëgjon asnjë varg apo këngë në gjuhën shqipe, do të pyesë se ku është dygjuhësia? Konkretisht, ku është gjuha shqipe? Ku janë shqiptarët?!...Kah po i çojnë valët e trazuara të jetës?!...
Shkruar nga Rrahman Hyseni- Medvegjë