Lokale
Mediat elektronike të Luginës shkelin heshtjen parazgjedhore
Agjensioni Republikan Radiodifuziv (ARR) i Serbisë ka njoftuar se këtë vit fushata parazgjedhore në mediat elektronike ka qenë më modeste dhe më korrekte se në vitin 2012.
Dragan Lukiç, drejtor ekzekutiv i ARR ka vlerësuar se temat gjatë fushatës ishin investimet, vendet e reja të punës, ekonomia, politika sociale, tatimet, infrastruktura, energjetika dhe zhvillimi i përgjithshëm .
Sipas një monitorimi të realizuar nga Portali Informativ-Titulli është vërejtur se disa media elektronike lokale në Luginë nuk kanë respektuar etikën e raportimit gjatë fushatës parazgjedhore dhe mungesës së hapësirës për propagandë të programit zgjedhor.
Gjithashtu sipas këtij monitorimi janë diskriminuar lista të caktuara që po garojnë në zgjedhjet parlamentare të 16 marsit.
Mediat luajnë rol të rëndësishëm në prezantimin e fushatës parazgjedhore duke respektuar së pari të drejtat e shprehjes së lirë dhe prezantimin e zgjedhjeve si një proces demokratik, raporton Titulli.
Është shqetësuese që edhe heshtja parazgjedhore nuk po respektohet nga mediat e ndryshme lokale në Luginë.
Heshtja parazgjedhore nënkupton ndalesë për propagandë zgjedhore, që është përcaktuar në ligjin për zgjedhje të deputetëve popullorë.
Sipas ligjit për të drejtat e transmetimit të gjitha mediat apo transmetuesit qofshin publik apo privat janë të obliguar që 48 orë para mbajtjes së zgjedhjeve të ndërpresin të gjitha materialet propagandues zgjedhore.
Disa media apo portale në Luginë (pa dashur të specifikojmë emrat) akoma vazhdojnë të mbajnë materialet propaganduese nëpër faqet kryesore të mediave të tyre.
Në këtë periudhë ndalesa është propagandë zgjedhore përmes mjeteve për informim publik, mbajtje të tubimeve dhe publikim të vlerësimeve për rezultate zgjedhore, dërgim të mesazheve deri te votuesit dhe vendosje të materialit propagandues nga partitë në largësi më të vogël se 50 metra nga vendvotimi.
Dragan Lukiç, drejtor ekzekutiv i ARR ka deklaruar se heshtja parazgjedhore zgjatë deri të dielën në ora 20:00 dhe ka paralajmëruar që do të merren të gjitha obligimet ligjore dhe duhet t’i respektojnë të gjithë transmetuesit.
Rregullat për heshtje parazgjedhore u dedikohen edhe programeve të mediave elektronike të transmetuara përmes internetit.
Sipas Lukiç, Agjensioni Republikan Radiodifuziv do të monitorojë të gjitha mediat në Serbi edhe gjatë heshtjes parazgjedhore dhe nëse ndonjë media shkel rregullat atëherë do të pasojnë dënimet e parapara sipas ligjit./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!