Lokale
Më shumë investime në sektorin e turizmit në Bujanoc
Organizata Turistike, e themeluar në kuadër të departamentit të financave, ekonomisë dhe ndërmarrësish ka për qëllim përcjelljen e gjendjes së sektorit të turizmit dhe marketingun e turizmit në komunën e Bujanocit.
Gjithashtu merret me zhvillimin e turizmit duke shfrytëzuar resurset që posedon territori i këtij lokaliteti.
Hajredin Ademi, drejtor i Organizatës Turistike i cili punon me një personel prej 9 personave deklaroi se për punë më efikase nevojiten investime nga themeluesi.
Sipas raportit të fundit të prezantuar nga drejtuesit në këshillin komunal, kjo ndërmarrje publike ka një buxhet vjetor afro 5 milion dinarë i cili shpenzohet kryesisht për pagesën e rrogave të punëtorëve dhe një pjesë për marketing të turizmit të Bujanocit.
“Bujanoci ka nevojë për zhvillim të turizmit, megjithatë ka shumë resurse si lumi prej Ternocit në Breznicë i cili mund të punohet për . Kemi liqenin e Bujanocit dhe pjesë tjera përmes së cilave mundë të zhvillomë këtë sektor, të gjitha këto janë pjesë e zhvillimit turistik në të ardhmen”, thotë Ademi.
Ai shprehet i bindur se me mbështetjen e qeverisjes lokale do të punohet për rregullimin e rrugës drejt liqenit të qytetit.
Komuna e Bujanocit gjendet në një trekëndësh i cili mundëson lidhjen me tre aeroportet ndërkombëtare me largësi prej 136 km në Nish, 70 km në Shkup dhe 90 në Prishtinë dhe mundëson zhvillimin e turizmit.
Deri më tani nuk është vërejtur ndonjë seriozitet i madh nga qeverisja lokale për të përmirësuar zhvillimin e turizmit në Bujanoc./Miranda Nevzadi/Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!