Më 14 Maj në Rahovicë përkujtohen dëshmorët e kombit
Lokale

Më 14 Maj në Rahovicë përkujtohen dëshmorët e kombit

07.May.2014 11:36
0
Me rastin e 13 vjetorit të rënies së dëshmorëve të UÇPMB-së të Zonës Operative të Preshevës, Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇPMB-së në bashkëpunim me BL të Rahovicës, do të organizojë “Tubimin përkujtimor tradicional 14 majin”.  Manifestimi mbahet për nderë të dëshmorëve të kombit të rënë në ZOP. Tubimi përkujtimor fillon më 14.05.2014 në ora 10:00 me Shoqërinë kulturoro-artistike “Presheva Jehon” nga Shtëpia e Kulturës për në sheshin e dëshmorëve në Preshevë para Lapidarit, për të vazhduar më pastaj me defilimin e tyre deri në Gurishte të fshatit Rahovicë, ku aty do të mbahet edhe manifestimi kryesorë prej orës 11:30, thuhet në njoftimin e OVL. Në vazhdim OVL e UÇPMB-së organizon edhe Akademinë përkujtimore në shtëpinë e kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevës prej orës 16:30. Andaj, Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇPMB-së, fton familjarët e dëshmorëve, invalidët, veteranët e luftës, partitë politike, organizata, shoqatat, mediat, si dhe gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës por edhe më gjerë që të marrin pjesë në këtë manifestim, për ti përkujtuar dëshmorët e kombit./Titulli.com/
Mustafa: Rama të kërkojë njohjen e identitetit kombëtar të shqiptarëve në Luginë
Serbia ndërron mendje, njeh vetëm diplomat me vulë të UNMIK-ut!?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration