Mbledhje e "nxehtë", vendim nuk ka
Lokale

Mbledhje e "nxehtë", vendim nuk ka

07.Sep.2014 19:03
0

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) në mbledhjen maratonike të mbajtur sot nuk ka arrit të dalë me vendim zyrtar pro apo kundër pjesëmarrjes në zgjedhje për Këshill Kombëtar.

Në mbledhjen e filluar rreth orës 11:30 minuta e cila zgjati përreth pesë orë, Kryesia e përgjithshme e PDSH-së nuk arriti të marrë qëndrim rreth pjesëmarrjes apo bojkotit.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, njëherit kryetar i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, pas mbledhjes maratonik tha se nuk ka ende vendim dhe se do të mbahen edhe dy mbledhje të tjera, raporton Titulli.

Mbledhja e radhës e cila filloi në orën 17h në godinën e administratës së komunës së Preshevës ishte e kryesive të nëndegëve të PDSH-së nga vendbanimet e kësaj komune, ndërsa në orën 19h Kryesia qendrore do të mblidhen në takim ku do të diskutohet rreth mendimeve të shprehura sot nga përfaqësuesit e këtij subjekti.

Siç ka mësuar portali informativ Titulli në mbledhjen e parë debati ka qenë i “nxehtë” përderisa ka pasur zëra edhe kundër pjesëmarrjes në zgjedhje për KKSH, ashtu sikurse edhe pro pjesëmarrjes.

“Vendim nuk është marrë por deri të dielën e ardhshme Kryesia e partisë, me vendimin e Këshillit qendrorë, do të mbajë takim në çdo nëndegë për të parë vullnetin e votuesve të saj. Vendimi i kryesisë së përgjithshme është për pjesëmarrje por ky vendim hyn në fuqi nëse pajtohet edhe baza e saj”, tha për Titullin me kusht anonimiteti anëtari i kryesisë së  PDSH-së, duke shtuar se nga nesër të gjitha nëndegët do të diskutojnë propozimin e Kryesisë për pjesëmarrje në zgjedhje.

Vlen theksuar se asnjë subjekt politikë shqiptarë në Luginë të Preshevës nuk ka vendim zyrtarë, siç nuk ka asgjë zyrtare edhe rreth koalicioneve të mundshme parazgjedhore.

Edhe pse liderët e subjekteve politike nuk pohojnë e as mohojnë mundësinë e koalicioneve, ata edhe para marrjes së vendimit, larg syrit të publikut po zhvillojnë takime ku kalkulohet pjesëmarrja në zgjedhje për Këshillë Kombëtar Shqiptar.

I tillë ishte takimi i djeshëm mes kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare-Ragmi Mustafës dhe të Partisë Demokratike-Nagip Arifit, në restorant Rozafa në Bujanoc./Titulli.com/

Skandaloze: Birrë brenda objektit të shkollës fillore "Migjeni" në Muhoc
Halimi fletë për manipulim me tendere e buxhete nga kryetarët e komunave (audio)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration