UGSH: Mbeshtetje financiare sa më parë për mediat dhe gazetarët në Luginën e Preshevës
Lokale

UGSH: Mbeshtetje financiare sa më parë për mediat dhe gazetarët në Luginën e Preshevës

29.Dec.2020 13:44
0
Në fund të muajit shtator të këtij viti, pra më 29 shtator 2020, UGSH përmes një deklarate apeluese për ndihmesë ndaj mediave dhe gazetarëve të Luginës së Preshevës, iu drejtua institucioneve, organizmave dhe organizatave në Shqipëri dhe Kosovë për një kontribut konkret dhe jetik për ekzistencën e tyre.
Duke vlerësuar në atë deklaratë projektin për arritjen e 15 marrëveshjeve në mbledhjen e radhës mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës, UGSH besoi se në këtë paketë do të përfshihej edhe interesimi dhe ndihma për gjendjen e mediave dhe situatën ekonomike të gazetarëve shqiptarë në Luginën e Preshevës. Ky apel kishte të bënte me reagimin profesional për situatën kritike në të cilat gjenden mediat më tradicionale dhe ato të reja në gjuhën shqipe në Luginë.
 
Edhe pse dy qeveritë ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës shpallën ngritjen e Fondit për Luginën e Preshevës, ende në ditët e fundit të këtij viti, për mediat dhe gazetarët, nuk ka asnjë impakt apo përkrahje. Ndërkohë që gjendja e tyre është në kufijtë më kritikë të mundshëm dhe disa prej tyre kanë paralajmëruar falimentin financiar.
 
Fondet financiare që ka ndarë në kohë të ndryshme shteti serb janë plotësisht të pamjaftueshme, simbolike. Në këtë situatë, informimi në gjuhën shqipe është i rrezikuar dhe gati i pamundur. Ndërsa pushtetet vendore në Preshevë dhe Bujanoc si dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar, nuk kanë asnjë arsye të mos riplanifikojnë në buxhetet e tyre financiare për vitin e ardhshëm edhe kontributin financiar, sipas ligjit, për shërbimet dhe funksionin informues të mediave vendore.
 
Në treva të tilla si Lugina e Preshevës, ku bashkë me arsimin, kulturën dhe lëmitë e tjera të shprehjes dhe mbrojtjes së identitetit kombëtar, duhet përfshirë doemos edhe mbështetja financiare për mediat në gjuhën kombëtare.
 
Apeli i UGSH në këtë kuadër, ripërsëritet dhe do të vijojë, sepse inkurajon vijimin e mëtejshëm dhe forcimin e informimit shqip.
 
Kjo është mbështetja jonë morale dhe profesionale për gazetarët shqiptarë në këtë territor të trojeve ku jeton një popullsi nga më të diskriminuarat në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
 
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë u kërkon autoriteteve më të larta shtetërore të Shqipërisë dhe Kosovës, të ushtrojnë gjithë ndikimin dhe të përfshijnë në paketën e ndihmës dhe të Fondit Financiar për Luginën, ndihmën dhe përkrahjen e mediave lokale shqiptare. UGSH beson se apeli i ripërsëritur, do të pasohet brenda ditëve të këtij fundviti, me një lajm pozitiv dhe të gëzueshëm për mediat dhe gazetarët shqiptarë të Luginës.
 
Zyra e Shtypit
Unioni I Gazetarëve Shqiptarë
Tiranë më 28.12.2020
 
Helmohet për vdekje zhvilluesi i lojës Game of Thrones
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration