Mbahet takimi ndërmjet koalicionit PVD- UDSH dhe PD-së (video)
Lokale

Mbahet takimi ndërmjet koalicionit PVD- UDSH dhe PD-së (video)

28.Apr.2016 15:30
0
Në zyrën e PVD-së në Bujanoc sot u mbajt një takim ndërmjet koalicionit PVD-UDSH dhe PD-së rreth krijimit të koalicionit qeverisës në komunën e Bujanocit pas zgjedhjeve të mbajtura më 24 prill, raporton Titulli.com.

Pas këtij takimi, Ragmi Mustafa, nga koalicioni PVD-UDSH tha se ky koalicion si fitues i zgjedhjeve do të ftojë të gjithë partitë për biseda dhe bashkëpunim.

“Duke vënë interesin e shqiptarëve në rend të parë, kemi ftuar listën e dytë e më pas do të ftojmë edhe listat tjera. Për ne është e rëndësishme të dimë a mund të gjejmë rrugë të bashkëpunimit”, tha Mustafa.

Sa i përket ndarjes së pushtetit, sipas Mustafës, do të formohen grupet teknike, dhe bazë do të jetë programi i koalicionit PVD- UDSH.

Kryetari i Partisë Demokratike, Nagip Arifi, tha që “jemi në parim për themelimin e qeverisjes lokale me koalicionin PVD-UDSH, por edhe subjektet tjera”.

“Kemi biseduar vetëm në parim, nuk kemi biseduar për asnjë funksion, pritet që brenda 2-3 ditëve koalicioni PVD-UDSH të na dërgojnë ofertë me shkrim rreth funksioneve”, tha Arifi.

Koalicioni PVD-UDSH, me bartës Shaip Kamberin, ka dal fitues i zgjedhjeve lokale në Bujanoc me 12 këshilltarë, PD doli e dyta në zgjedhje me 10 këshilltarë, ndërsa partia e tretë shqiptare LPD ka fituar 4 këshilltarë./Titulli.com/

VIDEO:

Nagip Arifi i ofron postin e kryetarit të komunës Jonuz Musliut
OSBE: Problemet në jug të Serbisë mund të zgjidhen vetëm me dialog politik dhe bashkëpunim ndërmjet institucioneve lokale e qendrore (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration