Mbahet seminar me nxënës të shkollës së mesme në Bujanoc (video)
Lokale Vizionet Atraktive

Mbahet seminar me nxënës të shkollës së mesme në Bujanoc (video)

26.Feb.2018 10:11
0

Afro 40 nxënës të shkollës së mesme "Sezai Surroi" morën pjesë në seminarin e organizuar në Bujanoc me temën për funksionimin e qeverisjes lokale kryesisht rolin e kuvendit komunal, këshillin komunal, kryetarit të komunës dhe kuvendit.

Ibrahim Rustemi, kryetar i organizatës “Vizionet Atraktive” u shprehur i kënaqur me pjesëmarrjen e nxënësve dhe interesimin e tyre për të qenë më aktiv gjatë seminarit.

Ligjëratat në seminar i ka mbajtur Fejzi Beqiri, kandidatë për doktoratë dhe punonjës i administratës komunale në Bujanoc i cili ka informuar nxënësit për funksionimin vetëqeverisjes lokale.

Seminari është organizuar nga organizata “Vizionet Atraktive” në kuadër të projektit “Rinia aktive në Bujanoc dhe Preshevë” të cilin e financon Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Serbi.

Ky projekt ka për qëllim informimin e rinisë për rolin e qeverisjes lokale dhe inkurajimi i tyre për një jetë më aktive në jetën publike lokale me qëllim të përmirësimit të pozitës së përgjithshme në komunën e Bujanocit dhe Preshevës.

Projekti do të vazhdojë me seminare të përbashkëta mes grupeve me nxënës të shkollave të mesme ng Bujanoci dhe Presheva./Titulli.com/

 

Arifi: Prioriteti ynë zhvillimi ekonomik, kërkesat nuk ndalen ndaj Beogradit zyrtar (video)
Bujanoc: Koncerti "Ndihma juaj realizon ëndrrën e maturantit" shembull pozitiv
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration