Mbahet orë letrare në kuadër të organizimit "Ditët e Komandant LLeshit" në Bujanoc.
Në shtëpinë e Kulturës në Bujanoc është mbajtur orë letrare kushtuar heroit kombëtarë Ridvan Qazimi-"Komandant Lleshi".Familjarë, ish-bashkëluftëtarë, përfaqësues institucional e politik morën pjesë në këtë manifestim i përcjellë me një program të pasur kulturoro artistik, shkruan Titulli.com.
Ora letrare është përcjellë me aktivitet poetik dhe recitime të poezisë nga nxënës të shkollave shqipe.
E organizuar në kuadër të këshillit organizativ për aktivitetet e “Ditët e Komandant Lleshit” ky ishte ndër aktivitetet e para theksoi Naim Salihu njëherit edhe organizator i orës letrare për portalin Titulli.com.