Mbahet në paraburgim i dyshuari nga Bujanoci për dhunë në familje
Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë me urdhër të prokurorit themelorë në Vrajë po e mbajnë në paraburgim prej 48 orëve S.T (1075) nga rrethina e Bujanocit, thuhet në njoftimin e policisë.I dyshuari ngarkohet me akuzën se më datën 26 qershor ka sulmuar fizikisht gruan dhe i ka shkaktuar lëndime të lehta, transmeton Titulli.com.
Në bazë të ligjit për parandalimin e dhunës në familje, policia të dyshuarit I ka ndaluar komunikimin me viktimën./Titulli.com/