Mbahet manifestim kulturorë për 28 Nëntorin në Bujanoc (video)
Në shtëpinë e kulturës në Bujanoc u mbajt manifestimi me rastin e festës së flamurit 28 Nëntorit dhe morën pjesë përfaqësues të institucioneve komunale, jetës politike e qytetarë të shumtë .Kryetari i komunës së Bujanocit gjatë fjalimit të tij tha se pavarësisht festës së shenjtë të flamurit kombëtarë, Lugina e Preshevës mbetet hapësira më e diskriminuar e popullit shqiptarë, shkruan Titulli.com.
Kamberi u shpreh se gjuha dhe simboli kombëtarë janë dy elemente përmes së cilit një komb e shpreh identitetin e vet mjerisht sa i përket simbolit kombëtarë ne kemi problem.
Pjesë e këtij manifestimi ishin edhe nxënësit shqiptar të cilët marshuan për paqe nga fshati Tërnoc deri në qendër të Bujanocit të udhëhequr nga profesori, Muharrem Goga.
Manifestimi u përcoll me program artistik i përgatitur dhe ky ishte aktiviteti i fundit “Java e Nëntorit” i organizuar nga shtëpia e kulturës në Bujanoc në bashkëpunim me komunën dhe Këshillin Kombëtar Shqiptarë./Titulli.com/