"Mashtrimet amatoreskte" të qeverisjes Kamberi dhe presioni ndaj medias së pavarur shqipe
Lokale

"Mashtrimet amatoreskte" të qeverisjes Kamberi dhe presioni ndaj medias së pavarur shqipe

06.Jul.2017 08:45
0
Partia për Veprim Demokratik në Bujanoc, kryetar i së cilës është Shaip Kamberi përmes një shkrimi (ndoshta të shkruar edhe nga një kolegë gazetarë) të postuar në profilin e tij në facebook akuzon rëndë për shantazhe mediumin e pavarur shqip Titulli.com.

Ky reagim dëshmon qartë politikën e qeverisjes Kamberi për të zhdukur zërin e së vërtetës dhe shkatërruar median e pavarur në gjuhën shqipe në Luginë të Preshevës me qëllimin e vetëm,  mbulimin e marrëzirave të tij politike që deri më tani askush nuk i ka publikuar.

Partia e kryetarit legjendar një lokalist i dëshmuar me fjalorin e tij për të drejtat e njeriut që e përsërit nga viti 2001 pas  asnjë ndryshim , në shkrimin drejtuar Titulli.com shprehet se mediumi jonë po bënë shantazhe për të arritur qëllimet financiare.

Për hirë të transparencës dhe opinionit qytetarë, Titulli.com sqaron se mediumi jonë është themeluar në vitin 2012 ndërsa asnjëherë deri më tani nuk ka shantazhuar asnjë qeverisje por ka pasë raste që nuk është pajtuar me politikat që udhëhiqen ndaj medias së pavarur shqipe në Luginë të Preshevës.

Andaj lutet kryetari lokalist-vizionar të publikojë rastet e shantazhit që ka bërë Titulli.com dhe mos të krijojë huti me veprimet politike tinzare që dinë ti bëjë vetëm ai me qytetarët sepse po tregon “mashtrime amatoreske” me opinionin.

Gjithashtu opinioni  duhet ta dijë faktin dhe besojë se është i njohur  për shantazhe financiare është i specializuar televizioni lokal që ka përfituar milionat e taksapaguesve në Bujanoc dhe që edhe vet Shaip Kamberi ka qenë objektiv –viktimë e tendencave të shantazhit.

Titulli.com një medium i pavarur kërkon nga qeverisja Kamberi të ruaj gjakftohtësinë ndaj mediumit tonë dhë të ketë kujdes me fjalorin ndaj Titulli.com dhe personat që punojnë duke mos prekur edhe dinjitetin personal njerëzorë.

Portali Informativ Titulli.com pavarësisht politikave shkatërruese të qeverisjes Kamberi për të gjunjëzuar infomimin shqip, mediumi jonë do të vazhdojë punën edhe më intenzivisht ndaj strategjive të përpiluara nga politikat tinëzare që bëhen në dëm të informimit shqip dhe interesit të përgjisthshëm shqiptare në këtë rajon.

Titulli.com do të mbetet një medium i  guximshëm dhe platformë e pavarur mediale  për shqiptarët në Luginë të Preshevës dhe punon fuqishëm në avancimin e pozitës shqiptare që deri më tani e ka dëshmuar me punë./Titulli.com/

TV "Spektri" përfiton afro 3 milion dinarë nga parat publike të qytetarëve në Bujanoc (dokument)
Reagon shoqëria civile: Konkursi i informimit të rishikiohet ose të dërgohet në instanca më të larta
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration