Marrëveshja sekrete për Luginën e Preshevës midis Serbisë e Maqedonisë
Lokale

Marrëveshja sekrete për Luginën e Preshevës midis Serbisë e Maqedonisë

28.Apr.2018 14:48
0
Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Jugosllavisë për Maqedoni lidhur me çështjen e kufirit të Luginës së Preshevës, ishte ankuar pranë Shtabit Suprem të Ushtrisë Jugosllave me datë 26 gusht 1944. Maqedonasit kërkonin që Rrethi i Preshevës të përfshihet brenda kufijve të tyre

Arsyetimi ishte se Rrethi i Preshevës (Presheva, Bujanoci) deri më tani kishte qenë i përshirë në kuadër të territorit maqedonas dhe se ekonomikisht kishte qenë i lidhur me jugun. Sipas dëshmisë së Bllagoje Neshkoviqit, (që më vonë, prej vitit 1945-1948, do të bëhej kryeministër i Serbisë) në këtë kohë ai kishte komunikuar edhe me kryetarin e ardhshëm të Jugosllavisë, Josip Broz Tito, shkruan sot Skënder Latifi në Koha Ditore.

“Tito m’u përgjigj se tani më e rëndësishme është t’i luftojmë bullgarët, gjermanët dhe tradhtarët e brendshëm se ta hapim çështjen e Preshevës”. Ndërsa, Neshkoviq dëshmon se në radiogramin e datës 30 gusht 1944 të KQ të PKJ-së ishte përgjigjur: “Atëherë kur Kosova do ta formojë Shtabin Operativ në kuadër të Shtabit Suprem të Komitetit Krahinor të Kosovës, mendoj se do të marrë fund çështja e Rrethit të Preshevës”.

Mirëpo, në shkresën e datës 6 nëntor 1944, që ruhet në Arkivin e Serbisë (dokumenti AS-Ob. KK bb) thuhet: Komiteti Krahinor i Serbisë i drejtohet Komitetit Krahinor të Kosovës se “Rrethi i Preshevës që përkohësisht ndodhet në përbërjen e Qarkut të Vrajës, më vonë do të hyjë në kuadër të organizatës partiake kosovare (Kosovës)”.

Që në fakt le të nënkuptohet se Lugina e Preshevës territorialisht do t’i bashkëngjitej Kosovës. Mirëpo, paraprakisht pala serbe heshtazi e kishte kaluar Luginën e Preshevës nga Rrethi i Kumanovës dhe tanimë ajo ishte pjesë e Rrethit të Vrajës.

Shkëmbimi i përvojave të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Hungarez
Vuçiq: Prej lumit Ibër pjesë e Serbisë derisa pjesa jugore e Serbisë t'i bashkohet Kosovës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration