Maroku shkruan histori në Kupën e Botës,  dërgon në shtëpi Portugalinë e Ronaldon
Rajoni dhe Politika

Maroku shkruan histori në Kupën e Botës, dërgon në shtëpi Portugalinë e Ronaldon

10.Dec.2022 18:17
0

Një gol i jashtëzakonshëm me kokë i shënuar në pjesën e parë nga sulmuesi i Sevillas, Youssef En Nesyri, ka mjaftuar që Maroku të vazhdojë ëndrrën në Kupën e Botës.

Marokenët të shtunën në çerekfinalen e tretë të Botërorit e eliminuan skuadrën e madhe të Portugalisë, pas fitores 1:0.

Maroku bëhet skuadra e parë afrikane që shkon në gjysmëfinale të një Kupe të Botës. 

Cristiano Ronaldo, që e nisi këtë ndeshje nga banka rezervë, eliminohet nga turneu me lot në sy, pasi ky mund të jetë Botërori i fundit. 

Maroku në minutën e tretë të kohës shtesë mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi u përjashtua Ëalid Cheddira. 

Por marokenët nuk u dorëzuan dhe e ruajtën deri në fund rezultatin. 

Në gjysmëfinale të mërkurën luajnë me fituesin e ndeshjes Anglia – Franca që nis në orën 20:00.

Cristiano Ronaldo është inkuadruar në fushë në ndeshjen ndaj Marokut, të cilën Portugalia po e humb 1:0.

Ronaldo u inkuadrua në minutën e 50-të. Ronaldo me këtë inkuadrim ka hyrë në histori të futbollit duke barazuar rekordin për më së shumti paraqitje në ndeshje ndërkombëtare. Ai po paraqitet për Portugalinë për herën e 196-të në karrierë, duke barazuar rekordin e sulmuesit të Kuvajtit, Bader Al-Mutawa.

Bashkë me të, në fushë u fut edhe Joao Cancelo.

U larguan Raphael Guerrero e Ruben Neves.

DASH: Kosova dhe Serbia të shmangin përshkallëzimin e mëtejmë të tensioneve
Preshevari, në krye të firmës së tekstilit digjital në Zvicër (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration