Manifestimi përkujtimorë i dëshmorit Vebi Rexhepi shtyhet për të shtunën
Bashkësia Lokale e fshatit Konçul të komunës së Bujanocit me rastin e 14 vjetorit të rënies së dëshmorit të UÇPMB-së Vebi Rexhepi do të organizojë manifestim përkujtimor. Për shkak të shpalljes së tre ditë zie në Serbi, manifestimi qendror shtyhet nga dita e premte në ditën e shtunë (24 maj)
Me këtë rast organizatorët kanë paralajmëruar këtë agjendë aktivitetesh për manifestimin përkujtimor: Më datë 17 dhe 18 maj organizohet turnir në futboll te vogël në ambientin e shkollës fillore në Konçul.
Ndeshjet zhvillohen prej orës 11:00 me sistemin e lojtarëve (4+1).
“Të gjithë te interesuarit për pjesëmarrje mundë të kontaktojnë në këta numra telefoni: 063-473 615, 063-127 4780. Finalja e turnirit memorial zhvillohet më datë 24.05.2014 pas manifestimit përkujtimorë”, thuhet në njoftimin e BL të Konçulit.
Të shtunën (24 maj) mbahet manifestimi qendror. Nisja për vendosjen e kurorave tek varri i dëshmorit Vebi Rexhepi bëhet në orën 14:00 nga qendra e fshatit (xhamia).
“Prej orës 15:00 mbahet manifestimi kryesorë në oborrin e shkollës fillore. Pas përfundimit të manifestimit luhet finalja e turnirit të organizuar për nderë të dëshmorit Vebi Rexhepi”, thuhet në njoftim./Titulli.com/