Lutfiu: Serbia ndan mjete për nxënësit serbë në Luginë, diskriminon ata shqiptarë
Lokale

Lutfiu: Serbia ndan mjete për nxënësit serbë në Luginë, diskriminon ata shqiptarë

19.Jul.2023 14:19
0

Qeveria e Serbisë po diskriminon në kufi të racizmit nxënësit shqiptarë. Këtë e ka thënë kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Nevzad Lutfiu, përmes një postimi, ku ka treguar investimet që po i bën Serbia në shkollat me nxënës serbë, duke i përjashtuar nga ky proces ato me nxënës shqiptarë. 

“Me keqardhje të thellë, më duhet që në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar të paraqes një listë të investimeve që Qeveria e Serbisë e ka bërë për shkollat në Luginën e Preshevës, e ku në fokus të investimeve janë vetëm shkollat ku mësojnë nxënësit serbë, kurse nga listat e investimeve janë përjashtuar tërësisht shkollat ku mësojnë nxënësit shqiptarë”, thuhet në reagimin e kryetarit të KKSH-së, Nevzad Lutfiu.

Ai ka paraqitur me shifra investimet që janë duke u bërë në shkollat ku mësojnë nxënësit serbë, e që janë si në vijim:

- Renovimi i shkollës fillore "Branko Radiqeviq", në Bujanoc, 233.887.773.36 dinarë, ose 1.98 milionë euro.

 - Renovimi i shkollës së mesme "Sveti Sava" në Bujanoc, 200.147.821,80 dinarë, ose 1.7 milion euro. 

- Renovimi i sallës së sportit të shkollës "Branko Radiqeviq", në Bujanoc, 150.541.972.54 dinarë, ose 1.28 milionë euro.

- Ndërtimi i terrenit sportiv tek shkolla fillore "Vuk Karaxhiq" në fshatin Osllare, 2.696.891 dinarë, ose 22937 euro.

Ndërsa kërkesa e fundit për renovimin e shkollës fillore"Sami Frashëri" në fshatin Lluçan, sipas Lutfiut, është refuzuar.

“Ne nuk jemi kundër investimeve në shkollat ku mësojnë nxënësit serbë. Përkundrazi i gëzohemi mundësive më të mira për mësim-nxënie tek nxënësit e gjitha komuniteteve. Por, Këshilli Kombëtar Shqiptar mbetet tejet i shqetësuar me diskriminimin në kufi të racizmit që po ndodhë në një vend që synon integrime evropiane”, thuhet në reagimin e Lutfiut.

Diplomati britanik: Kosova e Serbia janë gati t’ia japin goditjen përfundimtare Putinit
Universiteti i Bernës: Lini në Pogradec, vendbanimi më i vjetër në Europë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration