Lutfiu kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar: Trokas në secilën derë për interesat e shqiptarëve të Luginës
Lokale

Lutfiu kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar: Trokas në secilën derë për interesat e shqiptarëve të Luginës

23.May.2023 17:34
0

Nevzad Lutfiu – këtë të marte është zgjedhur edhe zyrtarisht në krye të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi.

 

Në zgjedhjet e kuvendit të Këshillit Kombëtar Shqiptar – koalicioni i krijuar në mes të Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Lëvizjes së Progresit Demokratik, dhe Partisë Demokratike – arritën që fitojnë bashkërisht shumicën e mandateve të këshilltarëve në këtë institucion që udhëhiqet nga shqiptarët.

Në Seancën konstituive të së martës, këshilltarët e partive që e fituan shumicën e këshilltarëve në KKSH, kanë jetësuar marrëveshjen e koalicionit qeverisës, duke zgjedhur Nevzad Lutfiun kryetar.

Në bazë të marrëveshjes së arritur, Lutfiu do të qëndrojë në krye të këtij institucionit për dy vite dhe ai do ta pasojë në këtë institucion kryetarin e deritanishëm, Ragmi Mustafin.

Lutfiu deri më tani ka qenë këshilltar komunal në Komunën e Bujanovcit, dhe njëkohësisht zëdhënës i Lëvizjes e Progresit Demokratik (PVD).

Postimi i tij "Nevzad Lutfiu" unë Facebook: 

Nga sot përfundon oponenca politike për mua dhe të gjithëve ju konsideroj të njejtë.
 
Do të trokas në secilën derë ku mund të realizohen interesat e shqiptarëve të Luginës.
 
Një mesazh për ata që më kanë mbështetur pa rezerva deri në këtë moment, mos më lejoni të gabojë dhe nëse gaboj, mos mi arsyetoni gabimet.
 
Dhe për fund, dua ta mbyllë këtë deklarim me thënien e Pjetër Bogdanit, i cili thotë: "Fati i popullit tim është fati im".
 
Na priftë e mbara!
Sekretari Kurtoviq lëshoi seancën konstituive të Këshillit Kombëtar Shqiptar
Escobari merr një reagim nga Vuçiq: Kosova s’ka kompetence të propozojë statut për Asociacionin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration