Lutfiu “djegi” 2 milion euro për shqiptarët e Luginës, tani u zvogëlohet edhe buxheti i Serbisë.PSE?
Lokale

Lutfiu “djegi” 2 milion euro për shqiptarët e Luginës, tani u zvogëlohet edhe buxheti i Serbisë.PSE?

06.Feb.2024 22:53
0

Këshilli Kombëtar Shqiptar për vitin 2024 do të ketë buxhet më të vogël për funskionimin e këtij institucioni dhe zhvillimin e aktiviteteve për shtyllat në të cilat funskion. 

Kryetar i këtij institucioni të vetëm shqiptarë në Serbi, Nevzad Lutfiu ka shkruar se kjo e vështirëson jashtëzakonisht shumë funksionimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar. 

 “Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve në vend që të rrisë buxhetin për Këshillin Kombëtar Shqiptar për vitin 2024 e ka ulur atë për mbi 1 milion dinarë. Buxheti për institucionin tonë do duhej të rritej për shkak regjistrimit të popullsisë në vitin 2022, kjo jo që nuk u mor parasysh, përkundrazi e ulën buxhetin”, ka shkruar Lutfiu. 

Lutfiu deri më tani është treguar i suksesshëm në uljen (degardimin) e nivelit të komptencave të KSSH-së duke u shëndrruar në organizim të kurseve të ndryshme, tani së fundmi edhe aktivitete të ngjashme me shoqata kulturoro-artistike. 

Ai,  që tani ka barrën kryesore për avancimin e politikave që kanë të bëjnë më pakicën shqiptare në Serbi ka arritur që për vitin 2023 të "djeg" (mos zbatojë) buxhetin prej 2 milion euro (subvencionim nga Kosova) ndërsa vitin 2024 e ka filluar me sukses në uljen e buxhetit për Këshillin Kombëtar Shqiptar edhe për aktvitetet e saja. 

Ky institucion nga përvoja e kaluar ka dëshmuar se ka kuadro profesionale në menaxhimin e situatatave të ndryshme juridike dhe financiare mirëpo udhëheqja e tanishme ka filluar të shkatërrojë vlerat dhe misionin që është ndërtuar Këshilli Kombëtar Shqiptar.

 

 

Kamberi reagon: Konkluzioni i Qeverisë, dëshmi për diskriminimin e kuadrove shqiptare
Bislimi: BE-ja s’po e sheh veprim të njëanshëm të Serbisë shkurtimin e buxhetit të Këshillit Kombëtar Shqiptar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration