Lugina shpalos surprizën në Elbasan, tifozët në përkrahje të Kombëtares Kuqezi
Një mision, një qëllim, një komb. Kështu mund të përshkruhet sot atmosfera në ndeshjen e rëndësishmë, Shqipëri-Danimarkë. Ndeshja kualifikuese për Kampionat Evropian ka bashkuar shqiptarët anë e kënd trevave shqiptare për ti dhënë mbështetjen maksimale Kombëtares Kuqezi.
Një grup i tifozëve shqiptar nga Lugina është nisur për të përcjellur ndeshjen e sotme në Elbasan.
Njëri nga tifozët nga Presheva, Hasan Hasani kryredaktor në RTV "Presheva" përmes një shkrimi në profilin e tij në facebook ka thënë se është gjithçka gati, biletat , keroografia, e më rëndësishmja Lugina sot do të shpalos edhe transparetin supriz në Elbasan Arena.
Pas fitores historike në Portugali, Shqipëria ka apetite të mëdha që më në fund të arrijë ambicien e kahmotshme, pjesëmarrjen në një ngjarje të madhe sportive si Kampionati Evropian./Titulli.com/