Musliu: Lufta çlirimtare e UÇK-së është drejtë dhe e dinjitetshme
[caption id="attachment_43436" align="alignleft" width="240"] Edmons Isufi - Kryetar i OVL të UÇPMB-së[/caption] Lirimi I Ramush Haradinajt, Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt në Luginëne Preshevës konsiderohet jo vetëm triumf i drejtësisë së nëpërkëmbur por dhurata më e mirë e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Përfaqësuesit e Organizatës së Luftëtarëve të UÇPMB-së e kanë përshëndetur vendimin e drejtë të Tribunalit të Hagës, për të cilin kanë thënë se një epilog i tillë ndonëse i vonuar ka qenë I njohur për të gjithë sepse UÇK ka qenë Ushtri Çlirimtare. Edmond Isufi - Kryetar i OVL të UÇPMB-së, në një deklarat për PreshevaNEWS, ka thënë se ky lajm ndonëse i vonuar është pritur, duke ditur qëllimin e Ushtrive Çlirimtare, nuk mund të besohet në aktakuzat e ngritura. Isufi, ka uruar familjet Haradinaj, Balaj dhe Brahimaj për lirimin e djemve të tyre, ndërkohë që I ka uruar gjithë shqiptarëve ku do që janë, triumfin e drejtësisë së luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të gjitha Ushtrive Çlirimtare të shqiptarëve. Lajmi për lirimin e ish Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj ka gëzuar qytetarët shqiptarë në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Shqiptarët e Luginës konsiderojnë se lirimi i tre komandantëve të UÇK-së e sidomos lirimi i ish Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt për të dytën herë nga Tribunali i Hagës është triumf i drejtësisë dhe njëkohësisht dhurata më e mirë e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Për t`iu bashkuar festës së paralajmëruar me rastin e pritjes së organizuar të kthimit të tre çlirimtarëve nga Tribunali i Hagës, nga Lugina e Preshevës janë nisur shumë qytetarë./Titulli.com/ ********************************************************************************************************** Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, Me rastin e lirimit të ish kryeministrit të Kosovës e njëherit Liderit të AAK-së Ramush Haradinaj nga gjyqi i Hagës, përshëndetje e veçantë i përcillet gjithë popullit shqiptar kudo që gjendet. Me këtë akt drejtësie të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës konfirmohet lufta e drejtë e UÇK-së dhe faqebardhësia e plotë e zotit Haradinaj. Në këtë kohë, pikërisht ditën e parë të fillimit të shekullit të dytë të pavarësisë së Shqipërisë vazhdohet festa e madhe e kombit shqiptar. Lirimi në pafajësi i liderit të AAK-së Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarëve të tijë Lahi Brahimaj e Idriz Balaj, Republikës së Kosovës dhe gjithë shqiptarëve u sjell një potencial shumë të fuqishëm politikë për të ardhmën e shqiptarëve. Lugina e Preshevës me një siguri të madhe do të jetë e mbështetur si në rrafshin politikë poashtu edhe dimensione tjera shoqëroro ekonomike. Tani, është koha që qeveria serbe pa u hamendur të kërkojë falje shqiptarëve të Republikës së Kosovës për të gjitha veprimet e forcave të saja militare e paramilitare të kryera gjatë tërë viteve të nëntëdhjeta ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare. Gjithsesi të vazhdojë bisedimet me autoritetet homologe të saja në Kosovë gjer në njohjen e realitetit më të ri të sajë, njohjen e Republikës së Kosovës. Në këtë mënyrë arrihet pajtueshmëria e plotë ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve e njëherit krijimi i kushteve për hyrjen e gjithë rajonit në Evropën e Bashkur atje ku e kemi vendin e merituar të gjithë. Me rastin e lirimit të ish kryeministrit të Kosovës e njëherit Liderit të AAK-së Ramush Haradinaj nga gjyqi i Hagës, përshëndetje e veçantë i përcillet gjithë popullit shqiptar kudo që gjendet. Me këtë akt drejtësie të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës konfirmohet lufta e drejtë e UÇK-së dhe faqebardhësia e plotë e zotit Haradinaj. Në këtë kohë, pikërisht ditën e parë të fillimit të shekullit të dytë të pavarësisë së Shqipërisë vazhdohet festa e madhe e kombit shqiptar. Lirimi në pafajësi i liderit të AAK-së Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarëve të tijë Lahi Brahimaj e Idriz Balaj, Republikës së Kosovës dhe gjithë shqiptarëve u sjell një potencial shumë të fuqishëm politikë për të ardhmën e shqiptarëve. Lugina e Preshevës me një siguri të madhe do të jetë e mbështetur si në rrafshin politikë poashtu edhe dimensione tjera shoqëroro ekonomike. Tani, është koha që qeveria serbe pa u hamendur të kërkojë falje shqiptarëve të Republikës së Kosovës për të gjitha veprimet e forcave të saja militare e paramilitare të kryera gjatë tërë viteve të nëntëdhjeta ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare. Gjithsesi të vazhdojë bisedimet me autoritetet homologe të saja në Kosovë gjer në njohjen e realitetit më të ri të sajë, njohjen e Republikës së Kosovës. Në këtë mënyrë arrihet pajtueshmëria e plotë ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve e njëherit krijimi i kushteve për hyrjen e gjithë rajonit në Evropën e Bashkur atje ku e kemi vendin e merituar të gjithë. ********************************************************************************************************** Lëvizja e Progresit Demokratik, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Hagës për lirimin nga gjitha akuzat ish komandantët e UÇK-së: Ramush Haradinaj, Lah Brahimaj dhe Idriz Balaj. Triumfi i drejtësisë në Tribunalin e Hagës është edhe një dëshmi se lufta çlirimtare e UÇK-së është drejtë dhe e dinjitetshme. Shqiptarët e Luginës së Preshevës me gëzim e kanë pritur lirimin e ish kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe bashkëkomandatëve të tij, të cilët e dëshmuan pafajësinë dhe legjitimuan luftën çlirimtare të Kosovës. LPD, konsideron se fitorja e Ramush Haradinajt, ish komandant i UÇK-së për Dukagjin si një fitore edhe e luftës çlirimtare të UÇPMB-së, për liri dhe drejtësi në Luginën e Preshevës. Fitorja e drejtësisë për komandantët e UÇK-së është një motiv i madh edhe për ish luftëtarët e lirisë të UÇPMB-së, të cilët po i vuajnë dënimet padrejtësisht nëpër burgjet e Serbisë,
NGA KRYESIA E LPD-së
Jonuz Musliu – kryetar
**********************************************************************************************************