Lugina e Preshevës: Kristianizmi, përhapja e fesë islame dhe struktura e saj nacionale
Lokale

Lugina e Preshevës: Kristianizmi, përhapja e fesë islame dhe struktura e saj nacionale

20.Jun.2015 19:49
0
Presheva shtrihet në Luginën e Preshevës dhe përfshin vendbanimet e Karadakut në perëndim dhe të Rujanit, në lindje. Sipas gjeografit serb Jovan Cvijiq, fushëgropa e Preshevës dhe e Shkupit kanë rëndësi më të madhe gjeostrategjike dhe gjeopolitike në Ballkan. Andaj edhe Presheva në reformat administrative, territoriale dhe politike gjatë periudhave të ndryshme të ekzistimit të saj i takonte bashkësive të ndryshme administrative, territoriale dhe politike. Mirëpo në aspektin territorial, etnik, kulturor e tjerë, ajo gjithnjë dhe gjithmonë ishte e lidhur me Kosovën dhe Maqedoninë.

 Shkruan : Xhemaledin SALIHU 

   

“Në kohën parahistorike, territori i Moravicës së sotme me Preshevën i takonte popullit të vjetër Dardan”. /K.Jiricek, Istorija Srba, I, Beograd, 1922  f. 255/

Mbretërinë Dardane, ku bënte pjesë edhe Rajoni i Preshevës, e sulmuan Sllavët e Jugut qysh në shekullin VI dhe VII, pastaj luftërat me Maqedonët e dobësuan, ndërsa e pushtuan: Roma, Bizanti, Serbia(1103), Bizanti(1104) dhe prap Serbia(1106) në shek.XII.

”Në fund të shek. XI pjesën nga Presheva e në veri e morën sunduesit serbë; ky fakt nuk është i mjaftueshëm të pohojmë se popullsia e këtyre anëve kishte përbërje monolite etnike. Pushtimi turk i Preshevës dhe i Karadakut u bë në shek XV(1441-1445) bashkë me Vranjën dhe rrethinën. Në këtë rast nuk do lënë pas dore në asnjë fakt se turqit ishin pushtues të të gjitha popullsive. Ata u larguan pjesërisht më 1878 e plotësisht më 1912”. /Rexhep Ismajli, Mbi disa toponimi në Serbi të Jugut dhe në Maqedoni të Veriut, Gjurmime albanologjike, nr.1-2, Prishtine, 1970, f. 262/

Pra, në vendbanimet e Preshevës dominon popullata e krishterë, që na çon në konkludim se popullata ishte e krishterë, por e përkatësisë ortodokse dhe asaj katolike, me çka vërtetohet se popullata e vendbanimeve në Preshevë: ajo e Malësisë ishte e përkatësisë katolike, për të cilën shumë studiues, në mesin e tyre edhe  shumë studiues serbë shkruajnë se Karadaku ishte bastion i katolicizmit, ndërsa fusha dhe popullata e saj ishte e përkatësisë ortodokse dhe më pak myslimane. Për ta vërtetuar, po përmendim disa emra që i përkasin emrave të krishterë, katolikë dhe ortodoksë: Avram, Aleksij, Andreja, Atanas e tjerë. Për ta vërtetuar këtë thënie po cekim disa studiuesë:

 “Pushtimi serb i shek XII i gjente popullsinë shqiptare të viseve veriore dhe verilindore të lidhura kishtarisht me ortodoksinë bizantine(Kosovë e Maqedoni) e me katolicizmin roman(Diokle-Zetë)”. / Pëllumb Xhufi, Shqiptarët në Mbretërinë serbe të Nemanjidëve, Kosova, nr 4/1994, f. 18/.

“Në territorin e Serbisë Jugore të sotme ekzistonte kristianizmi edhe para ardhjes së Serbëvë dhe ishte i rrënjësuar thellë në popullatën e atëhershme. Poashtu ekzistonin organizata kishtare të fuqishme me shumë seli episkopike(Stobi, Skupi, Ulpiana, Liplani, etjerë). Në Siujdhesën Ballkanike eshtë e shkruar dhe rregullë, e cila vazhdon edhe sot,  se pas çdo ngjarjeje të madhe politike ndodhin ndryshime të mëdha etnike”. 

/ Mil. S. Filipovic, Etnicke prilike u Juznoj Srbiji, Skoplje, 1937, f. 396, 428/. 

“Në defterët turke nga viti 1519 ishte i regjistruar vendbanimi me emrin Banja( dhe Banjica) në nahinë e Preshevës. Aleksandar Stojanovski me të drejtë thotë se “ky fshat ishte i lidhur ngushtë me lumin Banjka”. Gjithësesi, ajo gjendej në afërsi të vijës dhe vrellës Banjka”. /Momcilo Zlatanovic, Bitke Nikole Skobalica 1454.godine, Vranjski glasnik, knj.XXII, Vranje, 1990, f.138

“Rreth fillimit të shekullit pesë(V), në këtë anë filluan të arrijnë popullatë e madhe e Slavëve të Jugut, ndërsa rreth gjysmës së shekullit shtatë(VII) arrijnë edhe Serbët, nga vendlindja pas Karpateve. Dhe pas shumë shetitjeve nëpër Siujdhesën Ballkanike, në fund vendosen në tokat, në të cilat edhe sot jetojnë. Në këto toka, vende arrin edhe Serbia. Në vendlindjen e tyre të re, Serbët takojnë popullatën latine provinciale dhe të gjysëm të latinizuar, mbeturinat e vendasve, Ilirët dhe Thrakasit, të cilët ishin më tepër çobanë dhe jetonin në male, si dhe në përgjithësi në vende kodrinore…”. / Vladimir Karic, Srbija(opis zemlje, naroda i drzave), Beograd, 1997, str. 85-96/.

Përhapja e Fesë Islame në Luginë të Preshevës

Shqiptarët e Luginës së Preshevës i përkasin me shumicë fesë islame. Lidhur me islamizimin e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe në Ballkan dhe me depërtimin e fesë islame në këto troje shqiptare, në mbështetje të hulumtimeve dhe studimeve të shumta, qëndrojnë dy teza :

1.Fillimi i depërtimit të Islamit në tokat shqiptare, në Luginë të Preshevës, gjegjësisht në Ballkan  e ka zanafillën  prej atëherë kur filloi zgjërimi i shtetit arab drejt Afrikës dhe Evropës. Islamizmi, feja islame, filozofia islame kulminacionin e saj e arriti në shek VII dhe VIII, atëherë kur lulëzoi shkenca, mjekësia, filozofia islame, arkitektura, matematika, astronomia. Sipas shumë dijetarëve dhe studiuesve, atëherë u ndërtuan xhamitë më të bukura arkitektonike.

Pra, Islami filloi të përhapet në Evropë, Ballkan dhe në Luginë të Preshevës, atëherë kur Arabët myslimanë formuan një shtet të fuqishëm , të cilin e zgjëruan në Spanjë, Itali, në Bregdetin Adriatik dhe atëherë kur tregtarët arabë filluan të depërtonin në këto troje. Kështu pos tregtisë, ata filluan të propagandonin edhe fenë islame.

Kështu filluan të ndërtohen edhe foltoret e para, xhamitë e para në Luginë të Preshevës, përmendet ajo e Bilaçit, Bugarinës dhe e Tabanocit. Mirëpo, për këto dhe vitet e ndërtimit të tyre nuk kemi të dhëna që e vërtetojnë ndërtimin e atëhershëm të tyre.Edhepse për Xhaminë e Bilaçit dhe të Bugarinës, përmendet viti i ndërtimit, më 1375. Poashtu në bisedë me Mulla Xhemailin e Raincës, i cili më tha se Xhamia e Raincës është shumë e vjetër, ndërtimi i saj lidhet me ndërtimin e Xhamive në Bilaç dhe në Bugarinë.

“Përhapja e Islamizmit te Shqiptarët është e lidhur ngushtë me pushtimin turk  të Shqipërisë. Megjithatë, Shqiptarët kanë qenë në kontakt me banorë mysliman shumë shekuj më parë. Këto kontakte, në fillim janë kryer nëpërmjet, me sa dihet, sulmeve pirateske të saraenëve, pastaj nëpërmjet marrëdhënieve tregtare që arabët e Afrikës Veriore, pasi pushtuan Sicilinë dhe Italinë e Jugut, zhvillonin në qytetet shqiptare të Adriatikut…” shkruan Prof Dr. Kristo Frashëri në “Përhapja e Islamizmit te Shqiptarët” në gazetën Fakti, më 11 shtator 2006, Shkup.

Pastaj Franjo Raçki përmend, se në këto terrirore (Ballkan) ka pasur myslimanë që nga kohët e hershme dhe ate në pjesën e poshtme të Vardarit, në krahinën e Selanikut”/ Franjo Raçki, Bogomil i Patareni, posebna izdanja srpske kraljevske akademije, knjiga LXXXVI, Beograd, 1931/

Perandori bizantin Teofil (829-841) ka shpërngulur numër të madh myslimanësh nga Azia dhe i ka vendosur rreth vardarit të emruar si “Vardariotet”, të cilët shumë përhapën fenë islame dhe Islamin në këto troje.

2.Islami dhe depërtimi i Islamit, fesë islame dhe filozofisë islame në Luginë të Preshevës, në Ballkan ka ndodhur me depërtimin e Osmanllinjëve dhe ata e sollën në Ballkan dhe në Luginë të Preshevës fenë islame. Është fjala për një masovizim të islamizmit ndër popullatën shqiptare edhe në Luginë të Preshevës. Pra, para ardhjes së Osmanllinjëve nuk pati asnjë mysliman, sipas tezës së dytë, në Luginë të Preshevës.

Mirëpo, dinamika e procesit të islamizimit në hapësirën shqiptare u përshpejtua me vendosjen pas vitit 1402, të një detyrimi të veçantë të quajtur devshirme, sipas të cilës familjet e krishtera të vendeve nën sundimin osman, duhet të jepnin djemë (devshirë) për të mbushur repartet e jeniçerëve ose për nevoja të tjera të pallatit sulltanor.

“Si në çdo vendbanim tjetër ku jetojnë  Shqiptarët , feja Islame edhe në këto troje tona erdhi nëpërmes Osmanlinjve . Shqiptarët në Komunën e Preshevës qind për qind i takojnë konfesionit Islam. Meqenëse rajoni i Luginës së Preshevës gjendej në udhëkryqin Shkup-Gjilan-Sofje- Beograd, ai ishte mjaftë i frekuentuar nga njerëz të nacionaliteteve të ndryshme. Sipas informacioneve me të cilat disponohet këtu, Islami në Preshevë kishte arritur pas Betejës së Kosovës, e cila ishte zhvilluar në vitin  1389”. Popullata Shqiptare e këtyre viseve është 100% e konfesionit Islam, ndërsa medhhebi i tyre është hanefij”, thuhet në një shkrim të Këshillit të Bashkësisë islame në Preshevë.

“Se këta Arnautë/Shqiptarë/ kishin qenë të krishterë shihet nga xhamitë e shumta latine, të cilat ekzistonin thuajse në çdo fshat  dhe të cilat deri vonë i mbrojtën Arnautët” shkruan Jovan Hadzi-Vasiljevic, Juzna Stara Srbija, Presevska oblast, knj. II, Beograd, 1913, f. 111.

Presheva në kohën e Turqisë Otomane dhe struktura e saj nacionale

Turqia Otomane e pushtoi Rajonin e Vranjës dhe Preshevës më 1445. 

“Në fillim të shekullit XV fillojnë sulmet e përkohshme dhe shkatërrimet e kësaj ane, kështu që në mesin e shekullit XV i gjithë Rajoni bie nën pushtetin e osmanlinjëve, me çka paraqet impuls për ndryshimet e kompozicionit etnik dhe lëvizjeve migruese. Me vendosjen e pushtetit osmanlinj fillon islamizimi shkallë shkallë i Anës së Vranjës”. /Dr. Srboljub Dj. Stamenkovic, Osnovne promene u etnickoj strukturi vranjskog kraja, Vranjski glasnik, knj. XX, Vranje1986, f.115/.

Në shekullin XVI, rajoni i Preshevës i takonte Kadillëkut të Vranjës dhe ishte pjesë përbërëse e Sanxhakut të Qustendilit. 

Tabela 1.Presheva në Kadillëkun e Vranjës, në shek XVI

Në shek. XVI Vranja dhe rrethina e gjërë e saj ishin pjesë përbërëse e Sanxhakut të Qustendilit, si njësi administrative, politike dhe ushtarake në kuadër të beglerbeglukut apo elajetit të Rumelisë. Rajoni i Vranjës i fundit hyri në përbërje të Sanxhakut të Qustendilit dhe formoi Kadillëkun e Vranjës.

Në Kadillëkun e Vranjës bënin pjesë këto nahi:Vranja, Morava, Moravica, Presheva, Pçinja dhe Inogoshta. Në Kadillëkun e Vranjës ndodhin tre regjistrime të popullsisë në shekullin e XVI; në vitin 1519, 1528 dhe 1570.

Tabela 1-Struktura nacionale e familjeve dhe banorëve në Vranjë

Nga tabela 1, pra, sipas regjistrimit 1570,  konkludojmë se rritet popullsia e Vranjës më tepër në pjesën e dytë të shekullit XVI, duke i falemnderuar rritjes së popullsisë myslimane. Numri i banorëve ka dalur nga ajo se kemi llogaritur se çdo familje mesatarisht ka 5 anëtarë.

Duke kaluar përskaj Vranjës, më 1582, udhëpërshkruesi françez Zhan Palern Forezjen, Vranjën e quajti qytezë të banuar kryesisht me Turqë.

Për ta ilustruar konkludimin se feja islame në Luginë të Preshevës depërtoi në shek. XV, XVI e më vonë, po japim Pasqyrën tabelare të popullsisë së disa vendbanimeve fshatare në Kadillukun e Vranjës në Shek.XVI. Atëherë Kadilluku i Vranjës përfshinte këto Nahi: Vranja, Morava, Moravica, Presheva, Pçinja dhe Inogoshta.

 

Tabela 2-Numri i familjeve në vendbanimet e Preshevës, në Kadillëkun e Vranjës, në shekullin XVI.

Nga të dhënat e lartëpërmendura në tabelë shihet se dominon familja e krishterë ndaj asaj myslimane. Për atë kohë e arsyeshme, sepse sapo filloi përhapja e islamit në këto troje.

Poashtu konstatojmë se vendbanimet janë me numër të vogël banorësh, pos disa vendbanimeve, të cilat e kalojnë numrin e familjeve, më shumë se 100 familje: Presheva ka 102 familje, pastaj Tërrnava me 98 familje e kështu me radhë.

Të themi se atëherë regjistrimi bëhej vetëm në bazë të përkatësisë fetare. Ishte kohë e pushtimit të këtyre trojeve nga Turqia Otomane, e cila Vranjën dhe Preshevën e mori më 1444/45. Andaj edhe ishte fillimi i islamizimit dhe i depërtimit islam në këto troje. Poashtu të themi se Karadaku i Preshevës, sipas shumë studiuesve edhe serbë ishte bastion i katolicizmit, çka do të thotë se kemi të bëjmë me popullsi krishtere katolike, por edhe ortodokse që flasin shumë dokumente dhe studiues.

Regjistrimet e popullsisë ndodhën në vitin 1519, në vitin 1528 dhe në vitin 1570.

Vendbanimi Vala /Valeva/ më 1519 kishte 4 familje të krishterë dhe asnjë familje myslimane, më 1528 kishte 4 familje të krishtera, ndërsa asnjë familje myslimane dhe më 1570 kishte 3 familje të krishtera dhe asnjë myslimane.

Vendbanimi Vaça /Vaçka/ më 1519 kishte 6 familje të krishtera dhe asnjë myslimane, më 1528 kishte 7 familje të krishtera dhe asnjë myslimane dhe më 1570 kishte 2 familje të krishtera dhe asnjë myslimane.

Vendbanimi Ilincë më 1519 kishte 11 familje të krishtera dhe asnjë familje myslimane, më 1528 kishte 8 familje të krishtera dhe asnjë myslimane dhe më 1570 kishte 3 familje të krishtera dhe asnjë myslimane.

Vendbanimi Norçë më 1519 kishte 38 familje të krishtera dhe asnjë myslimane, më 1528 kishte 37 familje të krishtera dhe asnjë myslimane dhe më 1570 kishte 47 familje të krishtera dhe 1 familje myslimane. Vendbanimi Rahovicë më 1519 kishte 48 familje të krishtera dhe 6 familje myslimane, më 1528 kishte 41 familje të krishterë dhe asnjë myslimane dhe më 1570 kishte 63 familje të krishtera dhe 12 familje myslimane.

Vendbanimi Preshevë më 1519 kishte 59 familje të krishtera dhe 3 familje myslimane, më 1528 kishte 76 familje të krishtera dhe 5 familje myslimane dhe më 1570 kishte 90 familje të krishtera dhe 12 familje myslimane.

Vendbanimi Tërrnavë më 1519 kishte 0 familje të krishter dhe 0 familje myslimane, më 1528 kishte 36 familje të krishtera dhë asnjë myslimane dhe më 1570 kishte 98 familje të krishtera dhe asnjë myslimane.

Vendbanimi Corroticë më 1519 kishte 16 familje të krishtera dhe 1familje myslimane, më 1528 kishte 7 familje të krishtera dhe asnjë myslimane dhe më 1570 kishte 11 familje të krishtera dhe asnjë myslimane.

Vendbanimi Vranja më 1519 kishte 35 familje të krishtera dhe 42 familje myslimane, më 1528 kishte 38 familje të krishtera dhe 35 familje myslimane dhe më 1570 kishte 25 familje të krishtera dhe 92 familje myslimane

Në mbështetjë të tëdhënave statistikore konstatojmë se në Kadullukun e Vranjës, por edhe në disa rajone të tjera fqinje, islamizimi i popullsisë në shek XVI ishte në fazën fillestare dhe me rezultate shumë modeste.

Kështu që raporti i familjeve të krishtera dhe atyre myslimane në shek XVI thuajse mbeti i njëjtë, nuk ndryshoi shumë. Por fakt i pa mohueshëm ishte se filloi islamizimi i popullsisë së këtyre Nahive.

Të dhënat statistikore u nxorrën nga : Dr. Aleksandar Stojanovski, Vranjski Kadiluk u XVI veku, Vranje, 1968, f. 35-44.

                                        

 

Luginë - Gjilan - Kumanovë, pak vendkalime kufitare
Autostrada drejt Luginës në udhëkryq
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration