Lugina e Preshevës në udhëkryq!
Mandati që po përfundon sipas të parit të Këshillit Kombëtarë, ndonëse ka shënuar themelimin e këtij institucioni të rëndësishëm, ka identifikuar shumë probleme me të cilat përballen shqiptarët.Këshillat Kombëtare të Pakicave etnike që jetojnë në Serbi, kanë të drejtën dhe kompetencat ligjore për Arsimin, Kulturën, Informimin, përdorimin etë drejtës së gjuhës dhe shkrimit si dhe të drejtat për simbolet kombëtare., raporton RTK.
Galip Beqiri, kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve, mandati i të cilit përfundon në tetor, ka ftuar përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare që të marrin pjesë aktive në këto zgjedhje.
Duke pas parasysh kompetencat ligjore që i posedon Këshilli Kombëtarë, sipas Beqirit, partit politike do të duhej që të shfrytëzojnë këtë mundësi ligjore për avancimin e të drejtave të shqiptarëve.
Mandati që po përfundon sipas të parit të Këshillit Kombëtarë, ndonëse ka shënuar themelimin e këtij institucioni të rëndësishëm, megjithatë ka identifikuar shumë probleme me të cilat përballen shqiptarët që jetojnë në Serbi.
Këshillat Kombëtare të Pakicave etnike që jetojnë në Serbi, kanë të drejtën dhe kompetencat ligjore për Arsimin e bashkësisë etnike, Kulturën, Informimin, përdorimin e të drejtës së gjuhës dhe shkrimit si dhe të drejtat për simbolet kombëtare.
Pjesëtarët e pakicave nacionale kanë të drejtë ligjore deri 72 orë para mbajtjes së zgjedhjeve që të kërkojnë përfshirjen në listë votuese, ndërkohë që zgjedhjet për Këshillat Nacionale do të mbahen më 26 tetor. /Titulli.com/