"Lugina do zgjidhje" mbështetet nga grupet parlamentare të Kuvendit të Kosovës
Lokale

"Lugina do zgjidhje" mbështetet nga grupet parlamentare të Kuvendit të Kosovës

20.Jul.2018 09:04
0
Përfaqësues të kampanjës "Lugina do Zgjidhje" janë takuar me përfaqësues të grupeve parlamentare të parlamentit të Kosovës në kuadër të takimeve sensibilizuese dhe mbështetëse të kësaj kampanje, transmeton "Zëri.info".

Sipas njoftimit për media, gjatë këtij takimi përfaqësuesve parlamentar iu është dorëzuar platforma politike e vitit 2006, e nxjerr nga seanca e Kuvendit të tre kuvendeve, komunikatën e kampanjës “Lugina do Zgjidhje” si dhe deklaratën politike të seancës së tre kuvendeve të vitit 2018.

Kërkesat e kampanjës “Lugina do Zgjidhje” janë mbështetur fuqishëm nga të gjitha grupet parlamentare, si dhe është vlerësuan lartë suksesi i kampanjës në sensibilizimin e opinionit.

“Kemi marrë premtime nga të gjithë se çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës do të jetë e përfshirë në platformën e bisedimeve të Rep. së Kosovës. Po ashtu me kërkesë të përfaqesuesve tanë është arritur konsesus që të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për Luginën e Preshevës , në të cilën do të flitet për hapat dhe pozicionin e Luginës së Preshevës në platformën politike, nga ku do të dilet edhe me një rezolutë”, thuhet në njoftimin për media të kësaj kampanje.

Po ashtu, bëhet e ditur se tani e tutje në mënyrë zyrtare delegacioni Kosovës do të përfaqësojë edhe interesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Ndërkaq, përfaqësues të kësaj kampanje thonë se nga spektri politik i Luginës së Preshevës kërkojmë të vazhdojnë frymën e unitetit, dhe si përfaqësues legjitim t’i shtyjnë proceset përpara në mënyrë zyrtare.

“Ne si kampanjë konsiderojmë se këtë fazë e kemi përmbyllur me sukses, dhe pas premtimeve te përfaqësuesve të grupeve parlamentare se tash e tutje ata do të merren me çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, konsiderojmë se duhet të presim rezultatet në teren”, përfundon njoftimi. /Zëri/

 

Haradinaj: Lutfi Haziri është një shakaxhi, synon votat e preshevarëve (video)
Gazeta zvicerane: Veriu t'i jepet Serbisë, ndërsa Presheva me rrethinë Kosovës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration