Lugina do qeveri të fuqishme
Lokale

Lugina do qeveri të fuqishme

08.Oct.2014 09:42
0
Kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut dhe analisti nga Presheva, Belgzim Kamberi, e konsideron të domosdoshme që në Prishtinë të formohet një qeveri e fuqishme, demokratike dhe me ndikim, që të reflektojë edhe në Luginën e Preshevës.

Ai tha në intervistën dhënë “Zërit” se qeveria aktuale i ka injoruar në vijimësi shqiptarët e mbetur jashtë kufirit, ndërsa tashmë, siç tha ai, ka ardhur koha që të intervenohet me urgjencë për të “shpëtuar atë që mund të shpëtohet” në Luginë.

Kamberi tha se gjatë krijimit të institucioneve të reja duhet të respektohet parimi demokratik që vlen kudo, ndërsa e konsideron jo të arsyeshme, madje infantile, intervenimin e faktorit ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës politike në Kosovë. Po ashtu analisti nga Presheva ka vërejtje edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese vetëm e ka rivërtetuar tërë absurditetin e sotshëm, se mbi çfarë rregullimi juridik dhe politik është ndërtuar dhe funksionon Republika e Kosovës”, tha ai./Titulli.com/

"Shporta e Kurban Bajramit" i ndahet mbi 700 familjeve (foto)
Këshilli Kombëtar Shqiptar, institucion jetik i pakicës shqiptare në Serbi (foto & video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration