LPD: Xhandarmëria në Bujanoc, provokim ndër më të rëndit
Lokale

LPD: Xhandarmëria në Bujanoc, provokim ndër më të rëndit

09.Nov.2012 13:56
0
Edhe LPD me seli në Bujanoc ka reaguar për situatën e krijuar në komunën e Bujanocit, në dy vendbanimet shqiptare. "Lëvizja e Progresit Demokratik, me shqetësim po e përcjellë gjendjen politike dhe të sigurisë në Komunën e Bujanocit, e cila sa vjen e bëhet më e brishtë, me përmasa të keqësimit të mëtejmë", kështu fillon reagimi i partisë opozitare e cila udhëhiqet nga Jonuz Musliu, ish shef politik i UÇPMB-së. "Kjo gjendje bëhet më shqetësuese kur forcat serbe të sigurisë, përkatësisht ato të xhandarmërisë dhe ushtrisë, këto ditë, po punojnë duke u grumbulluar, mbi fshatin Nesalcë e Lluçan të Komunës së Bujanocit, përskaj rrugës e cila të shpie në drejtim të Dobrosinit, zonës kufitare Serbi-Kosovë", thotë reagimi i LPD-së. LPD këto veprime të militarizimit të vazhdueshëm të Komunës së Bujanocit, i konsideron të dëmshme, imituese dhe provokuese, të cilat pikërisht vijnë në momentet e bisedimeve Thaçi-Daçiq, për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe manifestimeve mbarëkombëtare me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. "Koncetrimi i forcave serbe te sigurisë mbi vendbanimet shqiptare, përgjatë vijës kufitare me Kosovë, karshi bazës ushtarake të Cepotinit e cila nga Bujanoci, vëzhgon Korridorin 10, paraqet një nga provokimet më të rënda, që nga periudha e proceseve luftarake ne këtë rajon. Ky veprim i forcave serbe shton pasigurinë te shqiptarët e kësaj komune e cila është shndërruar në një karantinë e poligon forcash të armatosura serbe", thotë me tëj ky subjekt politik shqiptar. Sipas LPD-së, këto dukuri bien në kundërshtim me marrëveshjet e arritura për çmilitarizimin e rajonit, ashtu siç ka kundërshtuar iniciativën e pushtetit multietnik në Bujanoc, për ndërtimin e një kompleksi banesor për refugjatët serbë nga Kosova, e cila ka për qëllim ndryshimin e hartës demografike, në dëm të shqiptarëve etnikë. Lëvizja e Progresit Demokratik, apelon te faktorët relevantë shqiptarë dhe ndërkombëtarë të ngrejnë një shqetësim të tillë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në shkallë rajoni, pikërisht në kohën e fillimit të bisedimeve politike dhe teknike mes Prishtinës dhe Beogradit, në të cilat bisedime serbët e Kosovës do të përfaqësohen me dy delegacione, kurse një gjë e tillë u mohohet shqiptarëve të këtij rajoni, deri dje të përfshirë në flakët e luftës./Titulli.com/
Mustafa: Duam edhe ne të jemi pjesë e bisedimeve
Mitt Romney si Shaip Kamberi !
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration