LPD reagon për grantet e Kosovës: Albin Kurti ta shqyrtojë këtë vendim
Lokale

LPD reagon për grantet e Kosovës: Albin Kurti ta shqyrtojë këtë vendim

30.Dec.2022 15:26
0

Kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Shqiprim Musliu ka reaguar ndaj vendimit të Këshillit Kombëtar Shqiptar për ndarjen e granteve të Kosovës.

Postimi i plotë në Facebook nga Shqiprim Musliu: 

Përpjekja e shqiptarëve të Kosovës Lindore për shtetndërtimin e Kosovës është e kahmotshme e ndër shekuj. Burgimet, internimet, vrasjet e qindra e dhjetëra njerëzve tanë për Kosovën Republikë janë të shumëta e sidomos dekadave të fundit me referendumin e ‘92-së, bashkëveprimtarinë në ilegalitet e kauzën e përbashkët të luftës çlirimtare me UÇK-në e më pas me UÇPMB-në që si qëllim sublim ishte bashkangjitja me Kosovën.
 
Pas krijimit të realiteteve të reja politike, qasja e Kosovës ndaj shqiptarëve të trevës sonë ka qenë pragmatike, por asnjëherë dhe në asnjë rrethanë nuk është keqpërdor emri dhe pushteti i Qeverisë së Kosovës për interesa parciale.
 
Shpërndarja e djeshme e fondeve nëpërmjet Këshillit Kombëtar është e papranueshme edhe si qytetarë i këtij vendi por edhe si funksionar i Komunës së Bujanocit.
 
Jam plotësisht dakord që shoqëria civile e segmentet tjera si shtylla të KKSh-së të mbështeten, por publikimi i djeshëm është i tmerrshëm, sepse fokusi i mjeteve ka qenë forcimi i shtyllave bazë të KKSh-së pozitës së shqiptarëve në përgjithësi.
 
I bëj thirrje Kryeministrit të Kosovës që nëse vërtetë i dëshiron shqiptarët e Kosovës Lindore më mirë e më të fortë, ta shqyrtojë këtë vendim sepse në të kundërtën po e dëshmon qasjen e tij vetëm ndaj një subjekti politik dhe disa nga aktivistët e tij.
Largohen barrikadat në veri të Kosovës (video)
Reagim: Demolohet zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Preshevë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration