LPD: Përmbyllja e Pavarësisë së mbikëqyrur, një hap pozitiv për Kosovën
Lokale

LPD: Përmbyllja e Pavarësisë së mbikëqyrur, një hap pozitiv për Kosovën

11.Sep.2012 19:19
0
Në një kumtesë të Lëvizjes së Progresit Demokratik, përshëndetet përmbyllja e procesit të pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës si një hap pozitiv, drejt ndërtimit të shteti modern, gjithëpërfshirës dhe demokratik. LPD me rastin e kësaj dite madhore për popullin e Kosovës dhe gjithë shqiptarët, kudo qofshin ata, përgëzon liderët institucionalë, të cilët tash e tutje duhet ta marrin përsipër përgjegjësinë e plotë për të zbatuar parimet e deklaratës së pavarësisë dhe kushtetutës për çdo qytetar “Fuqizimi i pavarësisë së Kosovës, nënkupton sovranitetin e tërësisë territoriale në çdo kënd të vendit të saj, gjithnjë duke reflektuar stabilitet, me të cilën varen perspektivat euro-atlantike të rajonit”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LPD-së. Shqiptarët e Luginës së Preshevës e kanë mirëpritur aktin e përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur të Republikës së Kosovës, e cila sapo ka nisur rrugëtimin e saj drejt një shteti plotësisht të pavarur dhe Sovran, i cili do të ketë në duart e veta të ardhmen e qytetarëve të saj. Spektri politik shqiptar i Luginës së Preshevës, përmes Platformës Politike, të aprovuar nga këshilltarët shqiptarë të tre kuvendeve komunale: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, shpesh është thirrur në Planin e Ahtisarit, i njohur si projekt ndërkombëtar për zgjidhjen e Statusit të Kosovës, që të kërkohet reciprocitet me serbët e veriut të Kosovës. Lëvizjes së Progresit Demokratik, uron Qeverinë, Parlamentin dhe gjithë popullin e Kosovës për këtë arritje historike, pa harruar asnjëherë bashkëkombësit e saj të krahut lindor: Preshevë, Bujanoc dhe Metvegjë, të cilët asnjëherë nuk u ndan krah për krah vëllezërve kosovarë për mëvetësinë e saj, thuhet në fund të kumtesës së Lëvizjes së Progresit Demokratik./Titulli.com/
Ndihmone Skenderin (foto)
Bujanoc: Në çfarë gjendje u gjet komuna ? Sa ishte borxhi ? A do të prishet koalicioni ?... (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration