LPD: Nuk do të jemi bllokuese në Këshillin Kombëtar Shqiptar
Lokale

LPD: Nuk do të jemi bllokuese në Këshillin Kombëtar Shqiptar

08.Jan.2023 16:53
0

Lëvizja e Progresit Demokratik përmes një deklarata ka sqaruar lidhur me formimin e shumicës qeverisëse në Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Deklaratë rreth koalicionit për udhëheqjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar
 
Në mbledhjen e mbajtur sot të Kryesisë qëndrore të LPD-së, njoftojmë opinionin e gjerë me këtë deklaratë:
 
Lëvizja e Progresit Demokratik, duke parë aktivitetin e saj në të kaluarën por edhe projeksionet politike për të ardhmen, pikërisht për institucionin më të lartë e përfaqësues që është Këshilli Kombëtar Shqiptar, ka qëndrim konstruktiv, që është i ditur tashmë edhe publikisht.
Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptarë të 13 nëntorit nuk i dhanë shumicë absolute asnjërës parti politike për udhëheqjen e KKSh-së.
 
Duke marrë për bazë këtë por edhe praktikat demokratike politike që janë zhvilluar në vend por edhe në rajon, qëndrimi i LPD-së ka qenë për rikthimin e KKSh-së në frymën që ka lënë ish lideri Jonuz Musliu në 2018-tën, në zhvillimin e demokracisë, kauzat kombëtare shqiptare si dhe për të parandaluar keqmenaxhimin dhe keqpërdorimet që janë duke u bërë në emër të KKSh-së. Dhe zhvillimet e fundit na japin të drejtë në qëndrimin tonë se KKSh-ja ka nevojë për një udhëheqës të ri.
 
Që nga shpallja e rezultateve preliminare e deri më sot, kemi patur vetëm tre takime zyrtare me PVD-në, PD-në dhe PDSh-në për mundësinë e arritjes së një marrëveshje për një koalicion i cili do të ndërtonte udhëheqjen e re të KKSh-së, që fatkeqësisht epilogu i gjithë kësaj deri më sot është pa marrëveshje.
 
Gjithashtu i kemi njoftuar se në këtë proces por edhe në procese tjera të ardhshme, LPD-ja nuk do të jetë bllokuese ashtu sikur që nuk ka qenë bllokuese në të gjitha proceset politike që nga paslufta e deri në Koalicionin e Tiranës në 2020-tën, duke patur në konsideratë gjithmonë të mirën e përgjithshme të shqiptarëve.
 
Në KKSh nga 15 anëtarët që ka Kuvendi, të gjithë janë shqiptarë dhe gara është mes shqiptarëve. Si LPD kemi dy mandate, ndërsa janë edhe 13 mandate tjera të subjekteve tjera politike që mund të formojnë shumicën absolute. Dhe për ne është e papranueshme tendenca që mospajtimet për KKSh-në të reflektojnë në procese tjera politike e sidomos në Komunë të Bujanocit, ku qëndrimi jonë për koalicionin e Bujanocit do të jetë i palëkundur deri në ditën e fundit.
 
Prandaj edhe në këtë deklaratë theksojmë se LPD-ja në procesin e mandatit të ri për Këshillin Kombëtar Shqiptar ka vetëm dy rrugë, ofertën tonë politike për udhëheqjen e KKSh-së ose opozitën në këtë institucion.
 
Nga Kryesia qëndrore e LPD-së,
Shqiprim Musliu - Kryetar
KFOR-i i përgjigjet Serbisë lidhur me dërgimin e ushtarëve në Kosovë
"OFER“ implementira projekat "Unapređenje socio-ekonomske integracije povratnika" u opštini Bujanovac
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration