LPD: Maqedonia të heqë dorë nga ligjet diskriminuese
Lokale

LPD: Maqedonia të heqë dorë nga ligjet diskriminuese

01.Oct.2012 10:32
0
Lëvizja e Progresit Demokratik ka lëshuar një reagim për media ku rreptësisht kundërshton procedurat ligjore të autoriteteve maqedonase, të cilat kanë shtrënguar kushtet e vendqëndrimit për studentët shqiptarë jashtë Maqedonisë. “Ky diskriminim më së shumti godet studentët shqiptarë të Luginës së Preshevës dhe ata të Kosovës, e posaçërisht këta të parët, të cilët duhet të udhëtojnë në Beograd, pranë ambasadës së Maqedonisë për të plotësuar aplikacionin për vendqëndrim dhe leje për të udhëtuar dhe studiuar në Maqedoni”. “Këto procedura diskriminuese të shtetit maqedon, ndikojnë për braktisjen e studentëve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Lugina e Preshevës, të cilët janë të shumtë në numër. Studentët shqiptarë lëre që ballafaqohen me kushtet e studimit në Kosovë, për shkak taksës policore, tani më edhe me vendqëndrimin në Maqedoni”. “LPD kërkon nga Qeveria e Maqedonisë, të heq dorë nga këto ligje diskriminuese, kurse nga spektri politik shqiptar dhe universitetet shqiptare në Maqedoni të reagojnë ndaj kësaj dukurie, e cila zvogëlon dukshëm numrin e studentëve shqiptarë, që studiojnë në këtë shtet”. “LPD gjithashtu një akt të tillë diskriminues të shtetit maqedon e konsideron të dëmshëm për proceset integruese evropiane dhe lëvizjen e lirë ndërajonale, pikërisht në momentet kur Maqedonia pretendon Evropën, a në anën tjetër vë regjim të kufirit”, thuhet në këtë reagim të lëshuar nga kryesia e LPD-së./Titulli.com/
"E dua rrugën të asfaltuar para Bajramit" (foto)
Bujanoci dhe Presheva, me çmimet më të ulëta të banesave
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration