LP-PD-PDSH i dërgojnë kryeministrit Kurti reagimin për grantet e ndara nga Këshilli Kombëtar Shqiptar (dokument)
Përmes një letre tri subjektete politike Lëvizja e Progresit Demokratik, Partia Demokratike dhe Partia Demokratike Shqiptare kanë reaguar ndaj vendimit të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe ju kanë drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Reagim dhe letra zyrtare:
LPD-ja bashkë me PD-në dhe PDSh-në kemi dal me një reagim rreth ndarjes së mjeteve financiare të cilat janë publikuar ditën e djeshme nga ana e Këshillit Kombëtarë Shqiptarë.
Vlerësojmë se shpërndarja e tillë pa meritë dhe pa plotësim të kritereve e sidomos mediave dhe OJQ-ve fantome që prapa tyre qëndrojnë njerëz të një subjekti politik është e papranueshme dhe këtë reagim e kemi drejtuar drejt Kryeministrit të Republikës z.Albin Kurti.
Vazhdimisht kemi kërkuar mbështetje nga Kosova për Luginën, por një mbështetje e tillë është e papranueshme.
Si shqiptarë në këtë vend kemi nevojë për një jetë më të mirë, për shkolla më të mira, për avancim të të drejtave politike e kombëtare, për forcimin e institucioneve kulturore, për forcimin e pozitës së mediave, e për realizimin e të drejtave për gjuhën dhe simbolet.
Më poshtë është bashkë-reagimi që e kemi drejtuar sot Kryeministrit Kurti.