Lopa e Nexhmedin Idrizit, fituese e çmimit kryesor në ekspozitën e kafshëve simentale "Bujanoci 2016"
Bagëtia e Nexhmedin Idrizit nga Bilaçi, është fituesja e sivjemë në ekpozitën e kafshëve simentale, të mbajtur sot në Levosojë të Bujanocit.Vlen të theksohet se në konkurencë kanë qenë 79 lopë, ndërsa, ato janë ndarë në tre grupe.
Si fituese gjenerale e kësaj ekspozite, u shpall, lopa e Nexhmedin Idrizit nga Bilaçi.
Blegtori Nexhmedin Idrizi, ishte shumë i kënaqur me përzgjedhjen e lopës së tij si më të mirën në këtë ekspozitë.
Çmimit gjeneral, iu ndanë 30 mijë dinarë, ndërsa në kategoritë e tjera për tre vendet e para u ndan nga 15 mijë dinarë. Gjithashtu, komuna e Bujanocit, nëpërmjet Stacionit të Veterinarisë, mbuloi nga 3 mijë dinarë shpenzime, për çdo blegtor, konkurent.