Lladrovci: Besojë që Edi Rama në Serbi, do diskuton për shqiptarët në Luginë
Ramiz Lladrovci, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Kosovës në Shqipëri thotë se diplomatët e huaj në këtë vend vlerësojnë se Kosova kishte zgjedhje demokratike dhe se i brengos fakti, që shqiptarët po shkojnë në luftë, në Siri dhe Irak.Në një intervistë për KosovaPress, ai thotë se pret që Edi Rama, në vizitën e tij në Serbi, do të diskutojë për shqiptarët në Luginën e Preshevës e edhe të interferojë për Kosovën dhe vendet tjera të rajonit.
Si i ngarkuar me këtë detyrë, ai kohë më parë ka dhënë dorëheqje nga politika por e le të hapur mundësinë që të kthehet prapë. Thotë se politikës asnjëherë nuk duhet thënë jo.
Në intervistën e tij të parë, prej kur që dy muaj ka marr këtë post, thotë se nuk ka qenë kurrë profesorë e as asistentë, njëra për shkak që ende nuk e ka përfunduar doktoraturën, e tjera sepse nuk ia lejon mosha.
Ka përfaqësuar Kosovën në pritje të Papa Francesku i në Shqipëri dhe ka zhvilluar takime me Ambasadorët më të mëdhenj në këtë vend.
Ka marr këshilla dhe rekomandime, kanë biseduar për shumë çështje, e mes tjerash edhe për esktremizmin.
Thotë se ata vlerësojnë qëndrimin zyrtarë të institucioneve të Kosovës dhe punën që kanë bërë për të luftuar këtë dukuri.
E kur flet në bazë të informacioneve, thotë se ekstremistët më të mëdhenj janë nga Kosova.
“Jo vetëm me Ambasadorin Arvizu kemi biseduar për shqetësimin që shqiptarët po shkojnë në luftë në Siri dhe Irak, kemi biseduar edhe Ambasadorin britanez, austriak, gjermanë, francez e edhe me Ambasadorët e rajonit, andaj mund të themë se këtë shqetësim e kam ngrit edhe unë vet, sa kam qenë si deputetë i legjislaturës së kaluar, diku me 24 shkurt unë kam pas një artikull të gjatë ku i kam ngrit këto shqetësime dhe sot po rezultojnë si të vërteta...........sipas informacioneve më së shumti ka nga Maqedonia, pastaj nga Kosova dhe më pak nga Shqipëria, por sipas po këtyre informacioneve, ekstremistët më të mëdhenj në këtë luftë janë shqiptarët e Kosovës”, thotë Lladrovci.
Lladrovci, thotë se institucionet e Shqipërisë, respektojnë simbolet e Kosovës, dhe se plotë herë ku ai ka marr pjesë ka qenë edhe ambasadori i Serbisë në Shqipëri.
E kur flet për vizitën e Edi Ramës në Serbi, thotë se nuk e ka biseduar me të, por beson që Rama do e diskutojë atje çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
“Shteti shqiptarë ka të drejtë me vendos se si do ti ndërtojë marrëdhëniet me shtetet fqinje në këtë rast edhe me Serbinë........Besoj se Edi Rama do të diskutojë edhe për çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, sepse ai është bukur shumë i njoftuar me të drejtat e tyre, sepse ai, para disa vitesh e ka vizituar atë vend bashkë me Pandeli Majkon, ai do të interferojë edhe për probleme të tjera siç është edhe Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe të tjera”, thotë ai.
Për kthimin e tij në politikë Lladrovci, e len rrugën hapur, e kur pyetët se a ka qenë profesorë, e mohon kategorikisht.
“Në politikë nuk thuhet asnjëherë jo.....(pyetja: po e len rrugën hapur)....sigurisht”, thotë Lladrovci.
“Së pari jam në studime të doktoraturës dhe për moshën time nuk lejohet me kanë profesorë pa e përfundu doktoraturën, ndërsa asistentë, nuk e kam moshën të jem asistentë nuk e lejon Ligji”, thotë Lladrovci.
Lladrovci se të gjithë zyrtarët e Shqipërisë e kanë pritur mirë dhe se ka takime të vazhdueshme me ta.
Temë kyçe thotë se kanë si të lehtësohet jeta e qytetarëve në mes të të dyja vendeve. Por, sipas tij, diskutojnë edhe për infrastrukturën, energjisë dhe probleme të ngjashme që preokupojnë të dyja vendet.
Kur flet për Portin e Shëngjinit, thotë se ende nuk e kanë diskutuar këtë temë ndërsa për disa prodhues që janë ankuar, ai shpjegon se secili duhet plotësojë standardet, pavarësisht në cilin treg synon ta ketë produktin e tij.
“(për Shëngjinin) Jo ende nuk kam pas rastin akoma personalisht për këtë sepse nuk kemi ardhur deri tek ajo temë akoma............secili biznes, nëse ka marrëveshje nga shtetit, i lëshohet një certifikatë, ajo është valide, por në rast se shteti nxjerrë një Ligj që kërkon një certifikatë shtesë biznesi duhet ta sigurojë atë sepse nuk mund të hyjë një mall pa certifikatën që lypet nga vendi ku shkon. Duhet me funskionu me Ligjet e vendit ku e qon produktin, jo me të vendit ku e prodhon”, thotë ai.
Lladrovci, është i ngarkuar me punë në këtë Ambasadë, përderisa ambasadori Sylejman Selimi është në proces gjyqësorë.
Ai akuzohet për dhunë fizike ndaj femrave dhe krime lufte./Titulli.com/