Lirim Jakupi nga Bujanoci në listën e të kërkuarve të INTERPOLIT
Lokale

Lirim Jakupi nga Bujanoci në listën e të kërkuarve të INTERPOLIT

19.Jan.2017 00:25
0
Lista prej 157 kosovarëve që kërkoheshin nga Interpoli për vepra të ndryshme penale, me kërkesë të Serbisë, është reduktuar në 22 persona.

Listën e INTERPOL-it e posedojnë krerët më të lartë të shtetit të Kosovës. 
Përveç liderit të AAK-së Ramush Haradinaj, në këtë listë figuron edhe emri i ish komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla. Lista vazhdon me emrin e Lirim Jakupit e përcjell edhe me atë të Fadil Suleviqit aktualisht pjesëtar i Policisë së Kosovës e që mban pozitë të lartë në këtë institucion.

Edhe ish-komandanti i UÇK Shukri Buja, është në listën e të kërkuarve nga Interpoli me kërkesë të Serbisë. Ndërkohë, kjo listë përbëhet edhe nga shumë emra të tjerë që nuk janë të njohur aq shumë për opinionin.

Siç raporton transmetuesi publik, derisa në listën e mëhershme figuronin emrat e krerëve më të lartë institucionalë dhe ish-komandantëve të zonave të ndryshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në këtë të fundit emrat e tyre nuk figurojnë.

Preshevë: Delegacioni i ambasadës amerikane takim me Ardita Sinanin
Kush e ngriti flamurin kombëtar në Luginë, Serbia s'i pranon Kosova ua mohon shtetësinë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration