Lirim Jakupi dënohet me 27 vjet burgim për vrasjen e dajës së tij në Gjilan, dy të tjerët me 24 dhe 15 vjet
Lirim Jakupi është dënuar me 27 vjet burgim, ndërsa Afrim Ismajloviq me 24 vite burgim për vrasjen e rëndë të Bakush Veselit dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa, Faton Osmani është dënuar me 15 vjet burgim për ndihmë në vrasje.
Lirim Jakupi është dënuar me 27 vjet burgim për vrasjen e rëndë të Bakush Veselit, si dhe për armëmbajtje pa leje. Veseli ishte daja i Jakupit, tanimë i dënuar më 27 vjet burgim.
Ndërsa, Afrim Ismajloviq dënohet me 24 vjet burgim për vrasjen e rëndë të Bakush Veselit, si dhe për armëmbajtje pa leje.
Ndërkaq, Faton Osmani është dënuar me 15 vjet burgim për ndihmë në vrasjen e rëndë.
“Trupi gjykues pas shtjellimit të gjitha provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve, të akuzuarit L. J. i ka shqiptuar dënim unik në kohë zgjatje prej 27 (njëzeteshtatë) vjet burgim, ndërsa të akuzuarit A. I., i ka shqiptuar dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 24 (njëzetekatër) vjet. Të akuzuarit F. O. për kryerjen veprës penale “ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë”, Gjykata ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) vjet. Gjykata ka nxjerrë aktvendim me të cilin i vazhdohet masa paraburgimit të pandehurve L. J. A. I. dhe F. O., derisa ky aktgjykim të bëhet i formës së prerë, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar. Palët e pakënaqura kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij Aktgjykimi, pas pranimit të të njëjtit në Gjykatën e Apelit”, thuhet në njoftim e Gjykatës Themelore në Gjilan.
Si dhe kur ndodhi ngjarja?