Lirik Behluli nga Presheva bën zbulim shkencor në ‘Gjenetikë’ në Universitetin e Bohemisë të Republikës Çeke
Lokale

Lirik Behluli nga Presheva bën zbulim shkencor në ‘Gjenetikë’ në Universitetin e Bohemisë të Republikës Çeke

15.Nov.2023 08:21
0

Lirik Behluli arriti te bëjë publikimin shkencor në fushën e ‘Gjenetikës’, si autor i parë, në revistën prestigjioze ndërkombëtare “BioMedCentral” (BMC). 

Bëhet fjalë për preshevarin Lirik Behluli, i cili bëri zbulimin shkencor në Gjenetikë në Universitetin e Bohemisë të Republikës Çeke, transmeton Titulli.com.

Lirik Behluli nga Presheva arriti të bëjë publikimin shkencor në fushën e Gjenetikës, si autor i parë, në revistën prestigjioze ndërkombëtare  BioMedCentral (BMC), pjesë e Springer Nature, organizatë gjermano-angleze e publikimeve akademike. 

Kërkim shkencor në të cilin ka kontribuar si zhvillues i programeve kompjuterike për të analizuar të dhëna gjenetike. Zbulimi është bërë rreth gjenit DNMT3L, i cili rregullon metilimin e ADN-së, që ka rol krucial në gjenetikën e organizmit në fazat e tij zhvilluese, qysh prej fazës embrionike.

Zbulimi përfshin se në cilat specie, më saktësisht është i shprehur ky gjen. Indikimet mund të jenë të shumta, veçanërisht në zbulimin e mëtutjeshëm të sëmundjeve gjenetike dhe si ato mund të jenë të lidhura me gjenin DNMT3L.

Zbulimi u bë së bashku me shkencëtarë të tjerë në laboratorin e Epigjenetikës zhvilluese dhe Bioinformatikës, në Universitetin e Bohemisë Jugore në Budweis, Republika Çeke.

Ministrja Dejanoviq: Gabim i madh propozimi për ndryshimin e emrit të shkollës “Desanka Maksimoviq” në Bilaç të Bujanocit
Bullgaria i kërkon Shkupit ta ndryshojë Kushtetutën për t’u anëtarësuar në BE
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration