"Liria nuk është e plotë, përderisa Lugina vuan nga padrejtësia..."
Lokale

"Liria nuk është e plotë, përderisa Lugina vuan nga padrejtësia..."

16.Jun.2015 13:42
0

“Liria nuk është e plotë përderisa edhe më tutje shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë vuajnë nga padrejtësia, diskriminimi dhe të drejtat politike etnike të mohuara atje”.

Kështu është shprehur të hënën, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Hairi me rastin e fillimit të shënimit të 16 vjetorit të çlirimit të Gjilanit.

Ai këtë deklaratë e dha para këshilltarëve të Kuvendit Komunal, në seancën solemne, ku përveç Hazirit morën pjesë kryesuesja Valentina Bunjaku Rexhepi, nënkryetari Rexhep Kadriu si dhe drejtorë komunal.

 “Sot liria nuk është e plotë përderisa edhe më tutje shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë vuajnë nga padrejtësia, diskriminimi dhe të drejtat politike etnike të mohuara atje. Përderisa edhe sot shqiptarët në Kumanovë sulmohen, rrënohen dhe vriten në mënyrën më barbare në emër të kualifikimeve që shqiptarët tashmë i kanë të njohur tash e 25 vjet. Amaneti i shqiptarëve nuk ka shkuar në vend sepse ata kanë luftuar për lirinë e shqiptarëve kudo që janë”, ka thënë në seancë, kryetai Lutfi Haziri. /Titulli.com/

Preshevë, çdo ditë nga 200 emigrantë
Kërkohen 20 vjet burg për vrasjen e preshevarit në xhami
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration