Lokale
Liderët e Luginës në Beograd për të biseduar për pllakën përkujtimore
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) angazhohet për ndërmjetësim rreth qetësimit të situatës në Luginë
Gjatë ditës së sotme OSBE, do të mundohet që të organizoj një takim të përbashkët të përfaqësuesve politik dhe institucional të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, me përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë në Beograd, njoftojn burimet e PreshevaNEWS.
Sipas këtij burimi pritet që takimi në fjalë të mbahet në Beograd, ndërsa shumica e përfaqësuesve politik dhe institucional shqiptarë i kanë marrë ftesat nga zyrtarët e OSBE-së, madje duke konfirmuar pjesëmarrjen, ndonëse ende nuk është e qartë se kush do të përfaqësoj Qeverinë e Serbisë.
Qëllimi i takimit është tejkalimi i problemeve të krijuara rreth tensionimit të fundit pas një varg akuzash të kreut shtetërorë serb për heqjen e pllakës përkujtimore së Dëshmorëve të UÇPMB-së nga qendra e Preshevës./Titulli.com/
________________________________________________________________________________________________________________________________________________
http://youtu.be/hOcdxrmw904
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!