Liderët e Ballkanit Perëndimor takohen në New York
Rajoni dhe Politika

Liderët e Ballkanit Perëndimor takohen në New York

21.Sep.2022 07:24
0

Liderët e Ballkanit Perëndimor janë takuar të martën në New York, në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Bashkuar për Kombe (OKB).

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka postuar fotografinë, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kryetari i Presidencës së Bosnjës, Shefik Xhaferoviq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, janë liderët që u takuan në qytetin amerikan ku po mbahet Asambleja e OKB-së.

Në foton e përbashkët të liderëve të Ballkanit Perëndimor është edhe zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të zgjasë deri më 27 shtator.

 
 
Putin mbështet “kursin e pavarur të Serbisë në skenën ndërkombëtare”
Kurti prezanton 10 pikat e platformës për mandatin e ri në krye të LVV-së
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration